Nga Basir Çollaku/ Lulzim Basha, zgjedhjet dhe Sigurimi i Shtetit

Aktualitet Analize

Unë kam qenë dhe jam një kërkues i hershëm i hapjes së dosjeve te sigurimit të shtetit, duke bërë shkrime të shumta. Kjo, sepse në dhe për politikën shqiptare, drejtesi e media, ky ështe një kontrollues, udhëzues, ndikues, me përmasa tej të zakonshmes për 27 vitë, me demek pluralizmin tonë. Shpesh më është dukur iluzion, por jo se më ka munguar informacioni, marrë nga intervistat me zyrtarë e ish zyrtarë, të cilët kanë pasur akses në shkresat e vjetra, pengjet kontrolluese të politikanëve, ish-spiunë sigurimi dhe bashkëpuntorë të kësaj trupe të vjeter, zgjatuar shëndetshëm në biznesin politik miliardash. Ndaj bindjen se Lulzim Basha ka qene dhe është nën shenjestrën e këtij skalioni të rradhës së parë, duke qenë vetë ai jashtë qind përqind larg kësaj historie të vjetër. Përse?
Nuk di çfarë ka bërë ndër dekadat e demokracisë Sali Berisha me këto skotë politike ardhur nga ky rezervat, sa dhe si, i ka përdorur ai, si dhe sa majtas apo djathtas. Por, kuptoj se çfarë po ndodh me Bashën prej tre vitesh, për më tepër sot. Vete kreu i PD, sa nga mosha dhe jashtë përdorjes nga Sigurimi, ështe tej komplekseve dhe ka bërë të pabeshmen kohë më parë ndaj tyre. Në propozimet e Bashës për Reformën në Drejtësi dhe listat e deputetëve Lulzim Basha deklaroi se Partia që ai drejton nuk do të propozojë as mbështesë askënd që ka një histori punë e përdorje me Sigurimin e Shtetit. Dhe është i vetmi kryetar partie që e ka berë dhe ka bërë shkëlqyeshëm të duhurën. Kjo nuk u ka pëlqyer shumë politikanëve kryesisht djathtas në shërbim, shpesh majtas, te cilët nisën sulmin ndaj Bashës rregullisht. Prej atij propozimi, Basha u shndërrua non grata për këtë kastë të vjetër, e cila ka dhe vazhdon të investojë në politikë, sa veten aq edhe trashëgimtarët e saj. Ndaj shigjetat ndaj Bashës u shtuan periodikisht, duke u veshur me kostume kritikash parimore. Merrej vesh lehtë se meraku flinte tjeterkund e zgjohej tjetervend. Pasi Basha, e bëri fakt premimin si me propozime dhe me lista, (mos ndaloni në një rast të vetëdeklaruar e diskutuar gjatë), ai u gjend agresivisht përballë tyre. Nisën ti kërkojnë shkarkimin dhe dorëheqjen. Në mes të betejë dhe luftës pa marrë parasysh koston por duke u qarë gjithnjë për demokratet e jo per veten. Do thoni ju unë duhet të përmend emra. Sigurisht i di edhe me emra, shumicën dërrmuese të tyre. madje po punoj si gazetar të qëmtoj lista zyrtrae, e tia rrëfej publikut. Në mundsh thotë Kipling. Por do më duhen dosjet apo kapapakët dhe fletët ende të padjegura që gjenden dhe janë dhe deshmojnë zanatin e tyre të vjetër sa njeriu dhe tekat e tij. Sepse ata mërziten dhe shkojnë për prekje nderi në gykatë.. Muajin e fundit zëmerakosurit janë shtuar. Ajo që habit është fakti se ata se durojnë njeri-tjetrin dhe në çerek shekulli më shumë e kanë kërdisur sho-shoqin se sa ndihur. Por kur është kundër Bashës, armikut të ri perëndimor, bashkohen e buzagazen ekraneve me hare shokuese për zgripin e tij politik. Prisni të uruar të mbarojë punë KQZ dhe ata demokratë që rroptaen dëshprimisht me dështimin tuaj e jo të tyrin, nëpër qendra votimi e numërimi. Emrat i kanë dhe janë shumë. Berisha duhej ti kishte pastruar, mos ia kishte lënë bashës në kurriz, ndonëse e ka ndihmuar jo pak. Ata tani ngjajnë si një zyrë shtypi e Ramës dhe pranë Ramës, pasi dinë se si PD nuk është ne rrugë të mbarë, dinë se si do shkojë rezultati i zgjedhjeve dhe ketë e dinë madje pa nisur procesi i numërimit, lere më pa mbaruar. Basha ka hezituar dhe nguruar të flasë. Ai deri më tani u është drejtuar komisionerëve të qëndrojnë sepse nga deklaratat e përvëlonjësve të partisë demokratike, sa herë ajo është gati të komnsumojë pushtet, mund dhe te shkurajohen. Ambasada Amerikane tha se ka pasur incidente të votëblerjes dhe fotografimit të votës, duke konstatuar probleme serioze, të cilat demokratdashësit kritikë nuk i bvënë re e as i konstatojnë. OSCE-ODHIR thanë mjaftueshëm mirë, pra kaluas nga halli integrimit e stabilitetit, por presim fakte konkrete. Basha duhet të flasë. Edhe për gjendjen edhe për blerjet dhe për dosjen që PD dubet të bëjë gati për sa ka ndodhur me zgjedhjet madje edhe për skalionin e Sigurimit të Shtetit. Tu tregojë demokratëve se disa pastrime të domosdoshme zgjasin dhe kanë kosto. Sigurisht kjo ka raport të zhdrejte me fitoren e pushtetit. Por kur e kanë pasur çfarë skanë bërë këta mëkatarët e së shkuarës së punës së fshehtë. Kanë vene miliarda mënjanë kanë varferuar demokratet dhe tani kuvendojnë se u djeg për PD, duke rrëmbyer ekranet e rrjetet sociale çdo një orë, sipas grafikut të dikujt apo disave..!!. Së paku Basha duhet të flasë për këtë gjendje të reaginit të PD, ndaj sa ka ndodhur. Njëherësh të kumtojë përgatitjen e dosjes antidrogë e antiblerje e shkelje. Sepse janë gjithëpranuar. Por ai duhet ta dijë mungesën e fatit të keq shoqërues për të, se nuk ishte gjëkund në hartën e mëkatarëve sigurimsa. Ata tani sulmojnë sepse u tkurret fusha…Dhe qenkan shumë..Emra..sigurisht ka. Janë plot. Duhen ca shkresa shoqëruese dhe mund të publikohen. Unë nesë i gjej do ta bëj…le të jetë kush të dojë në to..