Një kryetar partie i qarkut dhe një tjetër, janë arrestuar nga policia, pasi po shpërndanin pako me ushqime në shkëmbim të votës.
Policia e shkodrës ka vënë në pranga kryetarin e Partisë Social Demokrate të qarkut, Përparim Zeqir Raboshta, dhe Saimir Ndokë Gjonpalaj, sepse, në lagjen “Liria”, te zyra e Partisë Social Demokrate, po shpërndanin 70 pako në qese plasmasi, me vaj, sheqer, miell, sapunë e detergjente, në këmbim të blerjes votave.
Total 0 Votes
0
0