Presion për të votuar PS: Dhunohet barbarisht kryefinancierja e poliklinikës së Ersekës. Foto+Kallzimi penal

Aktualitet Te tjera

Është dhunuar barbarisht shefja e Financës në Poliklinikën e Ersekës, e identifikuar si Kristina Stoja.(FOTOT 1, 2)

Burime për “Shuplaka” bëjnë me dije se ajo është dhunuar në ambientet e poliklinikës nga shefja e Personelit, Dorina Tallo 32 vjeçe.

Mësohet se autorja e ka kërcënuar shefen e Financës së kësaj poliklinike me largim nga puna në rast se nuk votonte Partinë Socialiste. Veç kësaj e ka dhunuar fizikisht duke i shkaktuar shenja dhune në fytyrë e duke i thyer syzet optike.

Detaje nga dëshmia e të dhunuarës:

“E dhunuara Kristina Stoja me detyre shefe finance eshte dhunuar ne ambientet e poliklinikes nga shefja e personelit Dorina Tallo 32 vjeç. Autorja e ka kercenuar 55-vjeçaren me largim nga puna nese ajo nuk votonte PS-në ndersa e ka dhunuar fizikisht duke i shkaktuar shenja ne fytyre dhe i ka thyer syzet optike. Policia ka nisur hetimet per rastin ne fjale.”

(XH.A/SHUPLAKA)

(Në galeri e dhunuara Kristina Stoja dhe dëshmia e saj në polici)

dorinatallo
kristinadhuna copy
kristinastoja
erseke1
erseke2 copy
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?