Aktualitet

Pezullohen nga detyra dy drejtorët e spitaleve Tepelenë dhe Librazhd

Eshtë pezulluar nga puna Drejtori i Shërbimir Spitalor Librazhd dhe Drejtori i Shërbimit Spitalor Tepelenë.

Po sot është shkarkuar nga detyra edhe një kryeinfermier  në Kolonjë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë  ata janë pezulluar nga puna pasi morën pjesë në fushatën  elektorale.

JA NJOFTIMI I MINISTRISE SE SHENDETESISE: 

Në zbatim të VKM-së, nr. 473, datë 01.06.2017, pika 4, për mospërfshirjen e administratës publike në fushatë elektorale, Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar nga detyra: Drejtorin e Shërbimit Spitalor Librazhd; Drejtorin e Shërbimit Spitalor Tepelenë; Kryeinfermierin e Shërbimit Spitalor, Kolonjë.

Ministria e Shëndetësisë sjell në vëmendjen e gjithë administratës VKM-n nr. 473, datë 01.06.2017 duke rikujtuar se monitorimi do të jetë i pandërprerë dhe masat do të merren pa mëdyshje ndaj çdo shkelje të ligjit deri në përfundimin e procesit zgjedhor.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania