Nga Xherald Bizaku/ Shqiptar, është koha jote

Aktualitet Te tjera
Fushatës elektorale i erdhi fundi. Çdo dite takuam njerez, të rinj dhe të reja dhe kryefjala e takimeve ishte papunësia, vështiresit ekomike, pamundësia per të mbyllur muajin, mungesa e ilaçeve ne spitale, mbifaturimet dhe rritja e çmimit te energjise elektrike. Ne çdo takim qe zhvilluam shkonim me koken larte sepse kemi një program konkret dhe më se të realizueshëm ekonomik, nje program qe mban firmen e keshilltareve të CDU-se se Angela Merkel. Ky program parashikon uljen e taksave qe kane kapur majat në këto kater vitet e fundit.
Ky program do çliroje pjesen me te madhe te qytetareve. Programi jep shpresë reale per rinine per një arsim cilësor dhe garantimin e stazheve të punes per 10.000 student. Lulzim Basha kryeminister zotohet per anullimin e menjehershem te ligjit per arsimin e lartë. Nje ligj klientelist qe mbush xhepat e biznesmeneve dhe detyron studentet qe t’i drejtohen Universiteteve private me tarifa shume me te larta.
Fitorja e PDSH është nevoje imediate, perndryshe vendit do i mungojne te rinjte, vendit do i humb shpresa dhe energjia e tyre. Populli duhet te votoje per programin pavarsisht bindjeve dhe perkatesise politike. Kryeministri në ikje dhe partia e tij nuk ka program por vetem timon dhe tepsi. Nuk ka alternative por batuta, nuk ka premtime por fyerje dhe tallje.
Premtoi 300.000 vende pune qe u kthyen ne 200.000 te larguar nga Shqiperia. Premtoi ekonomi te forte por qytetaret vuajne per buken e gojes, premtoi shendetsi falas por na serviri ne tepsi mashtruesin me te madh Ilir Beqajn, Ilirin e koncesioneve te panumerta. Premtoi siguri dhe rend por e mbushi vendin me droge dhe trafikante.
Ne krahun tjeter qendron stoike partia e Presidentit. I vetmi President ne bote qe del çdo dite dhe bën fushate per partine e tij . Partia qe nuk njeh te qënit ne opozite por vetem ne pushtet. Parti qe nuk njeh ideale dhe bindje por vetem interesa dhe klientë. Një parti qe blen Shqiptaret në mënyre të paskrupullt. Orët per Republiken e Vjeter jane te numeruara.
Në Republiken e Re nuk do kete kriminele ne parlament, nuk do kete kryebashkiak te denuar me vendime gjykate per perdhunim ne grup. PD dhe opozita Shqiptare luftoi per 90 dite per garantimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.
Nje djale me shkollim ne vendet me te mira Europiane dhe një jurist i afte është gati te behet Kryeministri i te gjithe Shqiptareve. Ky djale me emrin Lulzim Basha do udheheqe vendin drejt antaresimit ne BE. Ne jemi gati, populli vlon per ndryshimin e madh dhe per themelimin e Republikes se Re. Akti final është me 25 qershor ku qytetaret do vërshojne drejt kutive ne votimit te pacënuar dhe te lire. Zoti e bekofte Shqiperine.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?