Nga Skerdjan Dhuli/ Të dielën mbani mënd

Aktualitet Shkrime

Te dielen eshte dita me e rendesishme per nje demokraci. Dita e zgjedhjeve. Ky “pelegrinazh i demokracise” i jep popullit te drejten te vendos kush do ta qeveris ne 4 vitet qe vijne, por gjithashtu i jep edhe te drejten te gjykone me vote ate qe e qeverisi per 4 vitet qe kaluan. Ne rastin e Shqiperise, kjo dite e ka te lehte zgjedhjen. Populli im te dielen nder shume te tjera, duhet te mbaje mend: Ata qe e mbushen Shqiperine me droge Ata qe e mbushen Kuvendin me kriminele Ata qe i mbushen Bashkite e vendit me vrases e trafikant Ata qe ju lane femijte pa shkolle nepermjet ligjit te Arsimit te Larte. Ata qe nenave ju degdisen ne arratine e azilit femijte e gjirit, duke rivalizuar edhe Sirine.

Ata qe bene Shqiptaret te marrin rruget nga syte kembet. Ata qe ju vodhen 4 vjet Ata qe ju futen ne burg per energjine Ata qe ju vodhen nepermjet taksave te larta Ata qe ju vrane e vodhen me shendetesine. Ata qe ju lane spotalet pa mjeke. Ata qe ju lane shkollat bosh Ata qe ju vodhen e grine milionat e koncensioneve Ata qe ju ngriten energjine elektrike Ata qe nuk ju ndertuan asnje meter rruge Ata qe nuk investuan asnje leke nga parate tuaja per ju Ata qe bujqesine e futen ne grope me pazaret e tyre me grosistet e importit Ata qe bene ligje ne funksion te oligarkise Ata qe nuk bene kurre nje administrate per ju, po vetem nje torte pushteti qebju turren 4 vjet kush te haje me shume.

Ata qe antivleren e ngriten ne sistem. Ka shume per te mbajtur mend. Prandaj e diela eshte kaq e rendesishme, sepse pervec dita e gjykimit te programeve dhe alternativave, eshte edhe dita e gjykimit per ate qe na (ç)qeverisi keto vite. E diela eshte dita kur populli do gjykoje e duhet te denoje me vdekje qeverine e Tahirit te droge, Beqjes se hajduterise kolosale, Gjiknurit qe vjedh me dy duar me energjine, Haxhinastos qe milionat e rrugeve j vodhi per vete e nuk beri nje meter rruge, Panaritit qe e ka mbush vendin me ushqime me kimikate dhe pesticide duke na siguruar vdekjen dhe kancerin me leke, Lindita Nikolles qe vrau mijera familje duke ju lene femijte pa shkolle…

Ka shume per te denuar ate dite. Prandaj i dashur populli im, te dielen mbaj mend sa thame me siper. Se po harrove, keto do i kesh dyfish vitet qe vijne. Nese te dielen nuk ndeshkon sa thame me siper, une nuk e di ku do e futesh koken per gjithe votet qe vijne. Hajd shendet tani. Nga nje njeri qe voten nuk do e perdor thjesht per te fituar PD, po edhe si nje arme qe demokracia ja ka dhene per ti rene ne lule te ballit te keqes qe per kater vite ju be makth.