Nasip Naços: Kujdes, mos harroni Zani Çaushin

Aktualitet Te tjera

Nasip Naço ka bërë një paralajmërim të fortë për të gjithë ata agresorë që kanë sulmuar militantët e LSI.

Gjatë mitingut në Berat, Naço riktheu në vëmendje vitet 1996-1997 dhe ish-kreun e bandës së Çoles, Zani Çaushi. Naço theksoi se Çaushi u përdor në ato vite për zgjedhjet dhe sot është në burg, ndërsa fatin e tij do e kenë edhe ata që po përdoren në këto zgjedhje.

“Mos e harroni Zani Çaushin, e përdorën për zgjedhje dhe sot është në burg. U them të gjithë atyre që të kenë kujdes, se Zani Çaushi në burg po pret Zanër të tjerë, nëse prekni qytetarët”, tha Naço.

Zani Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Ai mbështeti Partinë Socialiste gjatë viteve të errta për Shqipërinë. Çaushi u deklarua kundërshtar i Sali Berishës. Ai dhe banda e tij akuzohen për krime monstruoze.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?