Ja si deputetët kanë shpërdoruar për qejfe jashtë vendit paratë publike

Aktualitet Te tjera

Në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilit i referohet “Shqiptarja.com” rezulton se deputetët, në shumë raste, janë nisur më herët për të marrë pjesë në konferenca të ndryshme, duke u argëtuar me parë publike. Gjithashtu, ata kanë ndryshuar itinerarin e udhëtimit, duke prerë bileta të reja, po me paratë publike. Në raste të tjera, paratë janë shpenzuar, por udhëtimet nuk vërtetohen që janë kryer.

Ky është konstatimi i raportit të KLSH, mbi auditimin e rregullshmërisë financiare në Kuvendin e Shqipërisë, për vitet 2014, 2015 dhe 2106. Një nga manovrat më të shpeshta e përdorur nga deputetët, për të përfituar dhe abuzuar me paratë e taksapaguesve, ka qenë ndryshimin i itinerarit të udhëtimit.  Deputetë e kanë justifikuar zakonisht këtë gjë me arsye madhore shëndetësore në familje, por pas kësaj manovre ka dyshime se fshihet përdorimi i parave publike për t’u argëtuar dhe për të përdorur mjete të tjera udhëtimi.

Por ka edhe nga ata “përfaqësues të popullit” të cilët kanë përfituar dieta duke simuluar udhëtime të rreme, të cilët nuk janë realizuar kurrë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se në disa raste nuk vërtetohet me dokumentacion nëse udhëtuesi ka udhëtuar apo jo në destinacionin e përcaktuar, pasi mungon konfirmimi përkatës, duke hedhur dyshime të forta për udhëtime të rreme, ku para janë përvetësuar apo janë përdorur për destincaione të tjera, për arsye personale.

Kështu si përfundim KLSH pas kontrollit të ka zbuluar se janë shpenzuar 32 milionë lekë të reja për blerje bileta udhëtimi jashtë shtetit. Sidomos gjatë vitit 2016, axhenda e aktiviteteve ndërparlamentare ka qenë mjaftë e ngjeshur.

“Kanë udhëtuar 418 staf dhe deputetë në destinacione të ndryshme (130 staf dhe 288 deputetë). Nga këto 10 kanë qenë jashtë Evropës si disa udhëtime drejt Uashingtonit, Nju Jorkut, Filadelfia, Kinë, Zambia. Rreth 32 milionë lekë janë shpenzuar plus, edhe për dieta, akomodim, transport aeroport-destinacion dhe anasjelltas”, thuhet në raportin financiar të Kuvendit, të cituar nga KLSH.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?