Vëllai i Ramës, fushatë për Tom Doshin e PSD dhe kundër Partisë Socialiste

Aktualitet Te tjera

Olsi Rama ka dalë në krah të kandidatit për deputet të Partisë Social Demokrate për deputet, Tom Doshi, i cili kandidon për PSD e Skender Gjinushit. Pas një dreke në Shkodër, shkruajnë mediat, të dy kanë vendosur të shpërndajnë foton si mesazh për PS.

Ish-kryeministri Berisha shkruan se Olsi Rama ka marrë pjesë këto ditë në fushatën elektorale të Tom Doshit.

Doshi, ish-deputet i Partisë Socialiste, u largua nga PS dy vite më parë. Ditmir Bushati, drejtues i listës së kandidatëve të PS-së në Shkodër ka bërë thirrje disa herë që socialistët të mos e votojnë më Tom Doshin, por të gjitha votat për PS. Në disa raste ka pasur dhe incidente me përfaqësuesve të Tom Doshit dhe strukturave të PS-së në këtë Qark.

Por duket se apeli i Bushatit për të ndalur socialistët të votojnë për PSD-në nuk do të merret parasysh, pasi në krah të kandidatit të socialdemokrat është personalisht vëllai i Kryeministrit, i cili siç thotë Berisha ka dalë që të mbledhë vota për Tom Doshin.

Ky është një zhvillim që ka sjellë jo pak çorientim në strukturat e PS-së në Shkodër dhe në Malësi të Madhe, pasi socialistët duhet të zgjedhin mes të dërguarit të Kryeministrit, Ditmir Bushati dhe deputetit me popullor të Veriut, socialistit Paulin Stërkaj apo vëllait të Kryeministrit Olsi Rama që u kërkon të votojnë për kandidatin e një partie tjetër. Të pyetur nga “KJ” drejtuesit e PS në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe janë shprehur se ne duam vota për PS e Edi Ramën dhe jo për vëllain e kryeministrit që don me i çue votat në tepsi tjetër. Por ndjehemi të fyer, shprehen ata, sepse na ç’orienton krejt strukturat kjo lëvizje e Olsi Ramës.