I hiqet shtetësia greke kryebashkiakut të Himarës, Gjergj Goro.

Aktualitet Te tjera

Mediat greke raportojnë se shteti grek miratoi një vendim, sipas të cilit i hiqet shtetësia greke kryebashkiakut të Himarës, Gjergj Goro. Sipas “tahydromos.gr” vendimi tashmë është firmosur nga ministri i përkatës, Panos Skourletis dhe pritet të publikohet në Gazetën Qeveritare (GG). Shtetësia greke i ishte dhënë kryebashkiakut të Himarës disa vite më parë për shkak të origjinës greke.

Në artikull thuhet se vitet e fundit të qëndrimit të tij në bashkinë e Himarës, Goro, ka ndërhyrë shumë herë me vendime dhe veprime që goditën interesat thelbësore të komunitetit grek në rajonin e Himarës, të drejtat e tyre kombëtare, ato të pronësisë, dhe besimit fetar.

Sipas gazetës veprimet kulmuan në prononcimet për shembjen e kishës së Shën Athanasit dhe shembjen e 18 shtëpive në qendër të qytetit. Në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë, Goro i ka shërbyer një skeme të shpërnguljes  së bashkatdhetarëve të tij, thuhet më tej në shkrim.

Shërbimet kompetente greke prej vitesh janë informuar për me aktivitetet anti-greke të kryetarit të Himarës, por pas rekomandimeve të përsëritura të pajtueshmërisë, kurrë nuk janë marrë seriozisht nga Goro, ndaj dhe mori vendimin ekstrem për t’i hequr shtetësinë greke, citon artikulli, duke shtuar se është e drejtë sovrane dhe e patjetërsueshme e shtetit grek për t’u hequr kombësinë greke qytetarëve, kur ata me veprimet dhe veprat e tyre  dëmtojnë kombin grek.

Sipas të njëjtave burime shërbimet kompetente greke kanë një listë personash nga zona e Epirit të Veriut, kryesisht kryepleq, të cilët, pas marrjes së kombësisë greke, duke injoruar betimin, në shumë raste kanë bashkëpunuar hapur me autoritetet shqiptare kundër bashkatdhetarëve të tyre. /Respublica

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?