Cikël poezish nga Elida Rusta

Poezi

PARA SE ME NXJERRE NGA GJOKSI

Para se me nxjerrë prej gjoksit,
shaminë e besës për ty,
m’lëvize në gjak
si rruezë e kaltër me hir mbretnor.
Dashnia jote e akullt,
ma mshefi aromën e gjinit.
ma vrau gjallninë e shpirtit.
Msheftas ofshaj,qaj
ndërsa hiqem si grue adeti.
Vrapi s’ka kthim pas!!

Fotografia e Elida Rusta
E GJETA…
E gjeta…
E gjeta me kë me ngjan ti.
Ti më ngjan me një fantazmë,
që vjen në darkë vonë në majë të gishtave
e më futet në frymë.
M’i puth duert e m’i ledhaton sytë.
Mundohem me e përzanë atë,ty e veten,
por nuk ia dal.
Bie n’dashni me të tre njiherësh!
335 DITE MOTMOTI
335 ditë të motmotit s’len gja pa ba.
30 ditë agjeron se don me ra n’peshë,
me hangër rrallë po mirë,
me mallëngjye familjen se ka forcë me lan veset,
mos me u përfol prej shokëve.
Agjeron me shpirtin katran.
Fale Zot se s’din çka ban!
HYJI I ZEMRES 
Hyji i zemrës téme t’ngujueme,
bekoje a fike këtë dashni t’mallkueme,
t’krezmueme n’mu!
Pranoje dashninë téme idile,
të çmendun,
deri në amshim.
Edhe vdekja ka nevojë për dritë,
mos me thy kryet humnerave t’veta!
NISEM ME T’PUTH
 Nisem me t’puth,
t’vras.
Nisem me t’dashtë,
pendohem.
T’mbështillem në zemër,
si gjethe që era e fryn prej tana anëve.
Jap shpirt te kambët e lirisë tande.

MALLI PER TY…

Malli për ty
harroi me marrë frymë,

e veshi ditën me fjalë të pathana,
dhomën qorre e dogji në hanë.

E humbur isha unë
ti drita që më gjete

I sajon ikjet edhe kur s’janë…

Fotografia e Elida Rusta
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?