Kryemadhi: Sondazhet e Sorosit morën në qafë Hillary Clintonin, e jo më Ramën!

Aktualitet Politike Te tjera

Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë në lidhje me sondazhet e bëra nga dy televizione në Tiranë, të cilat e nxjerrin PS-në në vendin e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

E ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, Monika Kryemadhi ka dhënë një mesazh për kryeministrin Rama, duke i thënë se sondazhet e Sorosit nxorën fituese Hillary Clinton-in, duke e marrë “në qafë” kandidaten demokrate. E njëjta situatë, u shpreh Kryemadhi, po ndodh edhe në Shqipëri.

Mediat serioze shqiptare kanë shkruar se sondazhet e publikuara kanë kaluar më parë në zyrën e Edi Ramës ku janë përpunuar dhe më pas kanë dalë si të “pavarura” në publik.

 Euro e madhe po luan nga kryeministria te pronarët e sondazheve!

Edhe në intervistën e saj Monika Kryemadhi vë dyshime serioze në saktësinë e sondazheve italo-shqiptare. Ja se ç’thotë Kryemadhi më poshtë:

Dje patë një problem me numëruesit?

Edhe sikur të mos ketë numërues LSI-ja, as mos ta çojë kush në mend të prekë votat e LSI-së.

Si ndikon tek LSI fakti që Ilir Meta do jetë President?

Më 24 korrik merr mandatin e Presidentit. Është energji pozitive që shkon tek rinia. Ne kemi nevojë për zë të fortë sot që thotë të vërtetën, që bën diferencën mes reales dhe virtuales. Kemi jetuar në virtualitet dhe mendoj se shqiptarët duhet të zgjohen. Çdo shqiptar duhet të votojë, s’ka rëndësi se për cilën parti. Në Shqipëri është pjesëmarrje e ulët, por më 25 qershor kam bindjen se pjesëmarrja do të jetë shumë e lartë. Do të ketë të rinj që do votojnë masivisht.

Është folur edhe për përgjegjësitë e LSI-së në qeverisë?

Sigurisht, kemi përgjegjësitë tona dhe nuk u shmangemi. Ky është ndryshimi mes nesh. Edhe kur bëjmë gabim, kërkojmë falje. Rama thotë penalltinë do ta gjuaj vetë se topi është i imi, kur bëhet fjalë për të mira. Kur është fjala për të këqija, jo e ka fajin LSI!

Reforma administrative ka qenë gabim i madh. Kemi bërë shumë mirë që kemi shkrirë njësitë, por shërbimi nuk ekziston më. Bashkitë kontrollohen nga qendra, janë të centralizuara. Njerëzit harxhojnë para pa fund për të marrë një certifikatë. Një kalvar vuajtjesh dhe shpenzimesh të mëdha. Edhe shërbimi shëndetësor, edhe atë arsimor dhe i transportit, mungesa e pastrimit të territorit. Pas 25 qershorit duhet riparë.

Si Rama dhe Basha iu kanë bërë thirrje të larguarve tek LSI të kthehen në këto dy forca. Ju keni bërë thithje anëtarësie?

Njerëzit nuk janë budallenj. Shqiptarët janë shumë të mençur që të kuptojnë se kush i do vërtetë. Nëse do i konsiderosh si skllevërit e tu, ata të japin dërmën. Zhgënjimi, si tek PS si tek PD, është i madh pasi kryetarët e tyre i kanë marrë dhuratë partitë dhe nuk ua dijnë shqetsimet anëtarsisë.

Është si pazari i Izraelitit. Kur shkon të blejë e pyet, a ta ka lënë babai apo e ke bërë vetë. Sepse po t’ia ketë lënë babai, mund të ulë pazar se nuk i dhimbset, ndërsa nëse e ka bërë vetë nuk i hyn pazarit se e di që e vlerëson shumë shtrenjtë. Kështu ka ndodhur edhe me dy partitë, PS dhe PD. Basha dhe Rama i kanë marrë dhuratë.

Çfarë mendimi keni për marrëveshjen me PS?

PS nuk i ka qëndruar marrëveshjes as për ligjin e arsimit të lartë dhe as për koncesionet. Kurse LSI i ka qëndruar në të gjitha pikat. Ilir Meta i vuri notën 8 për dy vitet e para të qeverisjes Rama dhe notën 4 për këto dy vite të fundit, por unë gjatë gjithë kësaj periudhe do mendoja notën 5-6 dhe pas 2015 as notën dysh nuk do i vija.

Pretendimi për të dalë forcë e parë LSI mos duket e ekzagjeruar?

Unë e besoj vërtet, se besoj te fuqia e të rinjve. Sepse ka shumë votues të rinj, që duke votuar për LSI-në do të votojnë për të ardhmen e tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?