Nga Armand Maho/ Fatmir “Beu” dhe hanëme Spiropali!

Aktualitet Analize Shkrime

Nga kolonja Edi Rama kish bere thirrje qe mos votohen “feudalet” qe kishin qeverisur Leskovikun e Kolonjen , por te shihnin tja jepnin voten atyre qe e duan me shume kete vend sic eshte rasti i Elisa Spiropalit, ne rast se medmek sipas tij duan qe Zona e tyre te ndryshoje. Ne fakt te merresh me çdo lloj hajvanlleku qe thote ai neper sheshe, duhet te kesh nerva celiku sepse me ato qe thote eshte bere per guinnes. Kam pershtypjen se se ka idene e asaj cfare thote. Por ne rastin e Fatmir Gudes, smund te rri pa folur pasi e kam mik prej me shume se 15 vjetesh. Fatmir Beu, ( ku ta paska bere tere kete nder o zoteri qe te ka thirrur keshtu) ka qene per 12 vjet kryetari i bashkise Leskovik, nje zone tradicionale e te majtes te cilen pas ardhjes se tij ne krye te ketij institucioni ai e fitonte zgjedhje pas zgjedhjesh. Ne vitin 2015 pas ndarjes territoriale Leskoviku u shkri si Bashki, sepse ne rast se do kandidonte do fitonte serish. Ne ate kohe ne vitin 2003 beja pjese te skeptiket, dhe u habita kur la punen si gazetar per te kandiduar ” Ke lajthitur i thashe, ku ka perendi ti besh leskoviqaret te votojne PD” por ai shkoi dhe fitoi dhe jo vetem nje here. Sot “Beu i Leskovikut” eshte pa pune, me dy femije te mitur dhe me nje rroge te gruas. Dhe makinen mendohet dy here qe ta nxjerre nga garazhdi apo jo per shkak te karburantit!

Une sdi te them pse e duan aq shume “Fatmir Beun” , atje ne Leskovik e Kolonje, por krahasimi me Elise Hanemen sec ka dicka qe nuk shkon. Ne rast se Fatmiri nga Tirana shkoi ne Leskovik per 12 vjet per hater te atyre njerzve ku u lind e u rrit , Elise Hanemja ska bere asgje tjeter vetem se furcat nga Tirana per liderin global. Dhe ja ka pare hairin qe cke me te. Gjate kohes se saj doganat shkuan nja 20 milione euro grope, se sa kane vajtur ne xhep te hanemes kete sdi ta them, por ka aty dhe per te mbajtur ajo dhe per te cuar hisen te shefi madh. Sot ajo goca “idealiste” qe se ndante te njejten bluze per nje jave rresht kur ishte tek MJAFT, vishet sipas diteve te javes nje here me Gucci e nje here me Armani. Se di neper blogje e kam lexuar se spara e ngajas shume kete punen e firmatove…Po kam lexuar edhe qe nje cante e Elises kushton sa makina e Fatmir Beut, qe ishte 12 vjet kryetar i Leskovikut dhe nja dhjete te tjera gazetar. Ndersa Elise Hanemja vetem 2 vjet pune ka ne CV si drejtoreshe doganash…

Ne rast se Fatmiri eshte ne ate liste eshte per shkak te punes dhe influences qe ka ne ate zone, Elise Hanemja eshte e dyta ne listen Rama sepse ka bere vetem dy gjera. Ka firmosur vettingun qe ti shpetoje katrahures qe shkaktoi ne buxhet, dhe ka krahasuar Ramen me Skenderbeun. Sa here del neper media te jep ate ndjesine e sikletshme, qe te ndodh me ate tipin servil dhe sahanlepires qe pak rendesi ka sa qesharak duket kur levdon shefin, mjaft qe atij ti bjere ne sy per mire….

Fatmir Beun , me sa e njoh, ne ate parlament kushdoqe te jete kryeminister Rama, Basha apo dreqi me te birin kam bindjen qe me interesat e leskoviqareve dhe kolonjareve nuk ben kompromis. Ashtu eshte gatuar zevzek dhe mistrec qe gerricet me cdo kryeminister kur e sheh se ai shkon kunder bindjeve te tij. Vesi del me shpirtin! Fatmir Beu per interesat e zones se tij, per hallet e njerzve te tij mund te te kthehet ne hall me vete, sic ju kthye dhe Berishes kur i kerkonte investime dhe vemendje per Leskovikun. Beri aq sa mundi dhe dhe dha sa mundi. Po Elise Hanemja do mund tja thote ndonje fjale Skenderbeut te saj… si veshtire. Jo vetem sepse eshte gati te puthe vendin ku shkel kemba e lideit global, por dhe se saterja e doganave i rri dhe do vazhdoje ti rrije mbi koke per nje kohe te gjate. Leskoviqare e kolonjare, kur vjen puna per zgjedhje dijne ta bejne me mire se Rama. Sic zgjodhen dhe Fatmirin per 3 mandate rresht!