Lulzim Basha ka sot ditëlindjen. Gjatë një takimi që pati në Tiranë me simpatizantët, kreut të PD-së i organizuan një surprizë. Dy vajzat e tij të vogla i sollën tortën me mbishkrimin e Republikës së Re duke i uruar ditëlindjen. Mes duartrokitjeve, Basha foli në mënyrë figurative për “ndarjen e tortës”.
“Torta do ndahet vetëm për fëmijët dhe qytetarët. Politikanët dhe pazari i vjetër s’ka më tortë” tha Basha.
Ditëlindja e Bashës përkon me themelimin e PS, ose me ditën e ndryshimit të emrit, nga Partia Punës në Partia Socialiste. Edhe PS sot do të presë tortë ditëlindjeje.
Torta tjetër, ajo e pushtetit do pritet pas 25 Qershorit. Mbetet për t’u parë sa do t’u shpërndahet qytetarëve nga ajo “ëmbëlsirë”.