Gallup: Më shumë se 56 % e shqiptarëve duan të ikin. Jemi më keq se Afrika

Aktualitet Te tjera

Shqipëria rezulton vendi i dytë në botë më i pajetueshëm, por edhe më i pashpresë për qytetarët e saj. Agjencia më e njohur botërore e sondazheve Gallup deklaroi se 56 për qind e shqiptarëve duan të largohen nga vendi i tyre.

Përfundimet kanë dalë pas një sondazhi, në të cilin janë pyetur rreth 587 mijë vende në 160 vende të ndryshme të botës.

Sipas Gallup, më keq se Shqipëria renditet vetëm një vend në botë. Ai është Sierra Leone, republika Afrikane e cila prej vitesh është e zhytur në luftra civile dhe ku jetëgjatësia mesatare është rreth 30 vjeç.

Të gjitha republikat e tjera afrikane renditen më mirë se Shqipëria. Më konkretisht, pas Shqipërisë renditet Liberia me 54 për qind të popullsisë që do të emigrojë dhe Kongo me 50 për qind.

Image

Shqipërinë e theu Rilindja

Përveçse renditet vendi i dytë në botë për nga përqindja e popullsisë që kërkon të emigrojë, Shqipëria mban dhe një tjetër rekord të zi. Ajo është vendi që ka shënuar përkeqësimin më të madh në vitet e fundit.

Sipas Gallup, në periudhën 2010-2012, vetëm 36 për qind e shqiptarëve donin të emigronin jashtë vendit. Por pas vitit 2013, kur qeveria e majtë erdhi në pushtet, shifra e shqiptarëve që duan të largohen gati është dyfishuar duke arritur në 56 për qind e totalit.

Sipas Gallup, arsyeja kryesore e rritjes së dëshirës për të emigruar tek shqiptarët është e lidhur me rritjen e papunësisë.

Dy vitet e fundit Shqipëria përjetoi një valë të dytë eksodi, ku qindra mijëra shqiptarë vërshuan në vendet e Bashkimit Europian për të kërkuar azil. Edhe pse  qeveria është përpjekur vazhdimisht të minimizojë problemin.

Por sipas Gallup, Shqipëria është bërë e pajetueshme për më shumë se gjysmën e popullsisë. Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria e Rilindjes.

 

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments