AktualitetTe tjera

Dhjetë vjet nga vizita historike e presidentit Bush në Shqipëri/ FOTO

Ish Presidenti amerikan, Xhorxh W. Bush është presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara që vizitoj Shqipërinë. Ai nuk mund të priste një mikëpritje më entuziaste. Ai dhe bashkëshortja e tij, Laura, u pritën në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm shqiptar në atë kohë, Lulzim Basha dhe nga deputetët, Bamir Topi e Ben Blushi.

Më pas presidenti Bush u takua në Pallatin e Brigadave me presidentin e Shqipërisë, Aleksandër Moisiu. Presidenti shqiptar Moisiu i dha zotit Bush dekoratën më të lartë “Urdhrin e Flamurit” për kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare.

Presidenti amerikan në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha, vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

Presidenti po ashtu tha, se beson se plani i të dërguarit të posaçëm të OKB-së Marti Ahtisari, për pavarësi të mbikëqyrur, është zgjidhja e duhur për Kosovën. Ai tha se do të punojë për të bindur gjithë vendet e Këshillit të Sigurimit dhe Serbinë për këtë gjë.

Bush tha se SHBA-ja përkrah dëshirën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO. Ai vlerësoi lart tolerancën fetare në Shqipëri. “Shpreha dëshirën që Shqipëria të hyjë (në NATO), unë jam përkrahës i kësaj dëshire,” tha presidenti amerikan.

Rezultate imazhesh për bush berisha

 

Rezultate imazhesh për bush berisha

Rezultate imazhesh për bush berisha

Rezultate imazhesh për bush berisha

Rezultate imazhesh për bush berisha

 

Rezultate imazhesh për bush berisha

Imazh i ngjashëm

Rezultate imazhesh për bush berisha

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania