Kreu i PD-së, Lulzim Basha do takohet me Donald Trump?

Aktualitet Te tjera

Lulzim Basha ka zbuluar sot se do të zhvillojë një takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Deklarata është bërë gjatë takimit të zhvilluar me fermerët në Korçë.

Gjatë takimit me fermerët, Basha është shprehur se do shkonte për një vizitë në SHBA.

Ka qenë një qytetar ai i cili i ka thënë Bashës se do të takohet me Trump dhe kreu i PD-së është shprehur i habitur se ku e kishte marrë vesh këtë sekret.

“Nga e more vesh? Mos na i hap sekretet këtu se do të mërzitet Edi Rama”, është shprehur Basha.