Nga Ilir Babaramo: Çfarë ndodh pas 25 qershorit

Aktualitet Analize

Rezultati nuk ka për të qenë një surprizë. E vetmja gjë e diskutueshme është nëse Rama do arrijë të ruajë numrin e mandateve që mori PS në 2013 dhe sa e madhe do jetë gropa që do krijohet në Partinë demokratike. Por në analizë të fundit tashmë kjo nuk ka kaq shumë vlerë. Të gjithë e dinë se Republika e Rilindjes do ketë mjaftueshmërisht vota për të krijuar qeverinë dhe për të ndryshuar Kushtetutën. Boceti I qeverisjes së nesërme është kabineti aktual, I krijuar me pretendimin për garanci për zgjedhje dhe në vend të marrjes së postit të drejtorit të përgjithshëm të policisë përfundoi tek një ndarje placke .

Dhe nëse citojmë Bashën e çadrës “zhagia” më e rëndë është ajo me tenderat 1 miliardë euro në vit të OSHEE.
Nuk ia vlen fare të përmendet lapsusi frojdian që bëri sot me naivitet Alibeaj , I cili për hir të vërtetës nuk është shquar për “zhage”, kur në miting ju drejtua Bashës “arkitekt I Rilindjes”. Jo. Sepse skifterët e Republikës së Rilindjes tashmë janë gati. Çunat e Kopit dhe gocat e Çilit e kanë mësuar vjershën. Ua ka treguar Rama kur duke u shkelur syrin ka thënë publikisht “se do jemi bashkë që flamurin kuq e zi do ta ngulim bashkë në Bruksel”. Meqe jemi tek flamuri, jo ai kombëtar , as ai që do përdoret si beze për “zhaget”, por tek Noka.

Ministri I dikurshëm I brendshëm që futi në burg babanë e pasuesit të tij për kontrabandë ilaçesh vlera e të cilave nuk ishte më shumë se 30 mijë lekë të vjetra do sokëllijë sërish në parlament. Këtë herë jo kundër “mafiozit Tahiri dhe kryemafiozit Rama”. Do ti hakërehet Mesilës dhe Klajdës se e kthyen Shqipërinë në republikë të kanabisit. Nga foltorja e parlamentit do drejtojë gishtin pas drejt Edi Ramës dhe do paralajmërojë : Ç ti bëj këtij burrit këtu se ju e keni vendin në burg. Nuk vihet bast nse do bëhet mik me Saimir Tahirin. Varet nëse në kuadrin e hapjes së negociatave nga Brukseli dhe paqes që do mbretërojë në Republikën e Rilindjes “dy grupet e atyre çunave” do bëjmë kompromis sipas ndonjë direktive të acquis communautaire.


Çunat e Kopit dhe gocat e Çilit do ta kenë shumë më të lehtë se Flamuri. Madje kanë filluar ta rifreskojnë miqësinë që kishin me ata të Mjaftit para se të ndërtohej Rilindja dhe të shpallej Republika e Re. Kanë filluar të pyesin se si është ligji I ri I prokurimeve. Pa me kalimin e muajve do shkojnë bashkë te Donato për kostume su misura se nuk shkohet në Evropë më kostumet e qepura të Altini në rrugën e Durrësit. Dhe Rama do shpotisë Bashën tek shishja e tretë e verës : të duash të ndërtosh republikë të re me Griden si pasionaria është sikur Robespieri të kishte zëdhënse Mari Antuanetën.
vijon