Artan Fuga: Cilat janë mesazhet e frikshme të policit Rama në spotin elektoral?

Aktualitet Shkrime Te tjera

Akademiku Artan Fuga në një shkrim analizues për spotin e ri të kryeministrit Edi Rama ku ka rolin e një polici rrugor e i vë gjobë një qytetari i cili thyen rregullat e qarkullimit rrugor e cilëson si një spot negativ dhe me mesazhe të “frikshme.

Spoti jep mesazhe të tjetërsuara që e dëmtojnë besoj unë edhe imazhin kryeministror, por mbi të gjitha spoti jep mesazhe elektorale që janë të “frikshme” dhe aspak pozitive, që në një farë mënyre dëshmojnë për koncepte estetike dhe marketingu të gabuara të realizuesve të spotit”,- shkruan Fuga.

Në shkrimin  e tij, akademiku Fuga shprehet se në atë spot ngatërrohet në koncept krijues, personazhi publik dhe Kryeministri që sipas tij nuk ka për funksion të vendos gjoba shoferëve.

Pra ngatërrohet në konceptimin krijues personazhi publik Edi Rama dhe kryeministri Edi Rama, që sigurisht si i tillë nuk ka për funksion, dhe as të drejtë të vendosi gjoba shoferëve të eksituar dhe gjysëm rrota si ai i spotit. Ka shkelur ligjin duke vendosur gjoba për të zbatuar ligjin.

Pikërisht këtu fillon një problem tjetër. Si kryeministër, kushdoqoftë, a ka të drejtë të mbledhi gjoba në rrugë? Se po të ishte kështu, gjoba rrugëve do të na vinte edhe kryetari i bashkisë, edhe ministri i brendshëm, edhe drejtori i policisë, pra të gjithë personat që përbëjnë hierarkinë mbi policin rrugor? Këtë shtet do të ndërtojmë ne? Kështu konceptohet shteti pas 25 qershorit? Ku cdo funksionar administrativ nëpërmjet një aksioni direkt kapërcen të gjitha hierarkitë administrative dhe shkon bën detyrat që ligja ia ngarkon shkallëve më të ulta të punonjësit publik? Kështu “do t’ua vjedhin kompetencat” vartësve pushtetarët tanë në katër vitet e ardhëshme? Këtë do të thotë spoti?”- shprehet  Fuga.

Ndër të tjera, Fuga shkruan se argumenti që jep kryeministri në spot duke mos u tutur për të vendosur gjobën me pretekstin se me ato lekë do të bëhen investime publike ngatërron filozofinë e ligjit me ekonominë e ligjit.

Nxjerrja e fitimeve nga ndëshkimet, është një derivat krejt anësor dhe pa peshe. Sepse e kundërta do të na çonte drejt një qëllimi pervers të zbatimit të ligjit. Shteti do të uronte të kishte sa më shumë shkelje ligjore për të mbledhur sa më shumë parà. Mos kemi një thirrje : Shkeleni ligjin sa më shumë se ne atë duam që të “qethim” sa më shumë parà? E frikshme nëse është një strategji e pandërgjegjshme për katër vitet e tjera!” shkruan Fuga.

Në përfundim të shkrimit Artan Fuga shprehet se ky spot duhet të hiqet nga qarkullimi dhe Rama është keqpërdorur nga krijuesit e spotit.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?