Drejtori i Burgjeve shkarkon personin që ka qënë më aktivi kundra qeverisë së Ramës/ Ja kush është ai.

Aktualitet

Shkarkohet nga detyra Elio Laze. Drejtori teknik i Përgjithshëm i Burgjeve Arjan Hoxha shkarkon këtë të hënë Elio Lazen, me detyrë inspektor i Ligjit dhe Sigurisë në Burgje në këtë drejtori.

Laze, i njohur për reagimet publike kundër fenomeneve sociale por edhe për sulmet ndaj qeverisë dhe specifikisht ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit Saimir Tahiri, me statusin e punonjësit civil është shkarkuar sot menjëherë dhe pa arsye dhe me zgjidhje të menjërshme të kontratës.

Laze rrëfen të gjithë ngjarjen dhe bisedën kokë më kokë me drejtorin e ri të Bashës, Arjan Hoxha.

”Për mua personalisht është rikthimi i diktaturës, neni 55 Agjitacion dhe Propagandë dhe më e bukura është se këtë e rikthen PD-ja, që u krijua për të rikthyer lirinë.

Unë në asnjë rast nuk i kam ushtruar bindjet e mia në ambjentet e punës, në orar të punës, apo me tagrin e punës. Motivi zyrtar i shkarkimit tim nuk është për shkak politik por drejtori më komunikoi që ne nuk punojmë dot bashkë.”, tregon Laze, duke shtuar: ”Dëshirën e kahershme të Ramës për të më shkarkuar nga detyra e realizoi PD pas marrëveshjes së darkës.  Megjithatë unë nuk do ta apeloj dhe nuk do ta ndjek në rrugë ligjore sepse përgjigjen për dikturën e re të PD-së dhe PS-së do ta japin qytetarët me votë në 25 qershor.”.

Laze është pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ministri teknik i PD-së, Gazmend Bardhi shkarkoi të shtunën disa drejtorë burgjesh që ishin pjesë e kësaj partie. (V.G/SHUPLAKA)

0 0 votes
Article Rating
Total 2 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments