Pas sulmi terrorist, Trump: Do bëj gjithçka për të mbrojtur të pafajshmit
Donald Trump e quajti sulmin në Londër si një “sulm të tmerrshëm terrorist” dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka për të vënë para drejtësisë të përgjegjshmit e këtyre akteve.
Gjatë vizitës së tij në Uashington në një mbrëmje në Teatrin Ford, teatri historik ku presidenti Abraham Lincoln u qëllua në 1865, ai tha se “kjo gjakderdhje duhet të përfundojë”.
“Si president do të bëj atë që është e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e këtij kërcënimi në brigjet tona”,tha ai,
Trump shtoi se SHBA-ja do të zbatojë vendimin e saj për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nga armiq që kanë vënë në rrezik jetën e të pafajshmëve “.