Manjani/ Këto zgjedhje janë ndeshje e trukuar

Aktualitet Te tjera

Nëpërmjet një statusi të gjatë në facebook ai analizon fushatën elektorale që po bëjnë partitë kryesore, duke e cilësuar si një përrallë të mbushur me batuta.

Manjani bën edhe një parashikim për “ndeshjen” e 25 Qershorit duke e cilësuar si të trukuar që pa u zhvilluar.

Ja statusi i plotë i Manjanit:

Këto zgjedhje janë si ndeshje e trukuar.
Asnjë ide, program, projekt jo e jo i është paraqitur shqiptarëve në këto zgjedhje. Asnjë, asgjë!

Vetëm batuta e kundërbatuta! Timoni, makina, shoferi, patenta, kamioni, autobuzi e te tjera si këto janë fjalët më të përdorura. Bëni një google dhe do bindeni.

Hesape të shëmtuara mandatesh pa treguar asnjë moment se cfarë do bësh për ti merituar ato! “Unë marr kaq”, “ai tjetri nuk merr gjë”, “qeverisim vetëm”, ” koalicioni gjë e keqe” etj etj. Pra asnjë ide! Vetë fall me kafe turke!

Akuza reciprake me drejtorë e me Shpk e Sha, pra treguar asgje se cfarë do bëjnë për të rritur ekonominë! Deklarata që ngjajnë as me Shpk, por me shoqëri Anonime, krejt pa sens e pergjegjësi.

Asnjë fjalë , projekt jo e jo, për të ndalë shqiptarët të ikin! Asnjë! Përkundrazi, i ftojnë të ikin sepse konsiderohen “një votë më pak” kundër kësaj palo politike!

Kjo fushatë nuk ka flamuj e banderola, por ka përralla elektronike rrjetesh sociale. Qeveria konkurron me tuta, opozita konkurron si pjesa teknike e qeverisë. Të tjerët mërmërisin disa ide të mira, por pa vemendjen e duhur. Kulmi!

Tutat e kryeministrit dhe defterët e ministrave teknike kanë më shumë vemendje sesa çdo bëhet me politikën, ekonominë, arsimin e rininë!

Asnjë fjalë të vetme për hashashin e drogën! Asnjë! Duken si të pajtuar me tymin e hashashit!

Batuta e bejte katundi që thurën nëpër dasma nën avujt e alkohoolit gjen çdo ditë! Të gjitha kanë në përmbajtjen e tyre vetëm: kush je ti e kush jam unë… Asgjë për qeverinë dhe të ardhmen!

E gjithë kjo sjellje të kujton ndeshjet e trukuara (të shitura) të kampionatit Shqiptar të Futbollit! Duket sikur loja është e paracaktuar…

Mbetet për t’u parë nëse votuesi shqiptar do sillet si spektator i lësaj ndeshje të shitur, apo si zgjedhës!

Do doja shumë që këtë radhë të kishim zgjedhje.

Kryetarët në kundërshtim edhe me vullnetin e tifozëve politike, mund të shesin ndeshjen (qeverinë e pushtetin), por nuk mund te shesin votën!

Votën e ka në dorë votuesi. Duhet votuar për ndeshje të rregullt dhe jo për ndeshje të shitura.

Në çdo rast duhet votuar!