Pas zhurmës së bujshme që shkaktoi një strukturë e ngritur para kryeministrisë për tre muaj rresht dhe që në gjuhën popullore u quajt çadër, një tjetër zallamahi jo e vogël u shkaktua nga paraqitja e listës së kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike e cila erdhi si kurorë e një produkti gati qesharak të “çadrës së lirisë” dhe që sot quhet “republika e re”. Gjithmonë listat e partive politike kanë përbërë subjekt të fortë debatesh dhe pakënaqësish sepse në atë listë ndërthuren shumë pushtete dhe trafiqe interesash e për rrjedhojë edhe kontestimet janë të mëdha. Por, ajo që ngjau me listën e fundit të Partisë Demokratike duket se është e papreçedent. Për herë të parë në historinë e kësaj partie pjesa kryesore që ka përbërë trupin politik të saj, e gjeti veten jashtë listave të cilat u zëvendësuan me ato që partia ka shumë qejf ti quajë “prurje të reja”.
Kjo çështja e prurjeve të reja është shumë groteske pasi në të vërtetë mund të ketë prurje te reja por mentaliteti që i shoqëron ato, vazhdon të jetë akoma i vjetër. Kjo ngjyrë dhe shije e vjetër shoqëroi edhe listën e kandidatëve për deputetë të Qarkut të Shkodrës. Themi kështu, sepse në fakt, konstatohen ndryshim të disa emrave në këtë listë, por ama, premisa apo qasja e saj në raport me qytetin dhe qytetarët e Shkodrës është po e njëjtë. E kur flasim për Shkodrën kemi parasysh jo një bashki periferike por esencën e identitetit kulturor, politik dhe ekonomik të Shqipërisë për të paktën disa kusur shekujsh. Ndaj edhe qasja që partitë politike duhet t’i bëjnë këtij qytetit, duhet karakterizuar nga respekti dhe dinjiteti për kontributin që kjo qëndër e fuqishme gjithshqiptare i ka dhënë këtij vendi.
“Republika e re” është prezantuar në qytetitn e Shkodrës më një listë kandidatësh e cila në metodologji nuk ndryshon shumë nga e shkuara e kësaj partie në raport me qytetin dhe qytetarët e saj. E ardhur nga një histori 27 vjeçare ekskluziviteti kryesisht me ngjyra fetare në përfaqësimin politik të saj, Partia Demokratike, është kujdesur gjithmonë që përfaqësimi politik në maxhorancën absolute të listave dhe kandidatëve të saj të ketë qenë brënda domeinit katolik apo të njerëzve të lidhur familjarisht me këtë besim. Edhe lista e kandidatëve të fundit të Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, nuk del nga kjo mendësi ekskluziviteti fetar, paçka se orakujt e saj si Jozefina Topalli dhe grupimi i saj tashmë ndodhen jashtë lojës politike, beniaminë të të njëjtit mentalitet sot gjenden për bukuri këmbëkryq në krye të listave pa pasur as edhe një përvojë elementare të jetës në parti.
Imponimi që i është bërë Shkodrës nga qëndra demokrate gjatë viteve, me anë të figurave politike që hapur deklarohen si grupim i mbyllur në një qytet ku maxhoranca e popullsisë është e besimit mysliman, ka shkaktuar herë pas here përplasje dhe bojkote edhe popullore në zgjedhje të ndryshme në këtë qytet. Kjo frymë përçarëse me individë të cilët janë pronocuar edhe publikisht mbi pikëpamjet e tyre eksteme fetare ndaj historisë së maxhorancës së këtij qyteti, nuk ndihmon aspak as qytetarët dhe as qytetin vetë.
Në krye të listës së kandidatëve të PD-së për Shkodrën ndodhet Romeo Gurakuqi, cili u projektua me nxitim që në fillm të viteve’90 të zinte një vend në Universitetin e Shkodrës si profesor historie gjatë fillimit të Reconquist-ës që kleri katolik ndërmori asokohe për të zaptuar institucionet e reja në demokraci. Edhe pse zëvendëson Jozefina Topallin në këtë listë, botëvështrimi i tij sektar nuk ndyshon shumë nga e para e karakterizuar nga një fobi ndaj myslimanerisë e përmbledhur në turkofobi, sespe në mënyrë të qëllimshme, përgjatë këtj shekulli të fundit, çdo musliman në Shkodër është konsideruar nga ana e tyre si turk, ndaj edhe çdo sulm dhe fobi ndaj turkut si “i huaji” në fakt, është sulm ndaj myslimanit që po ashtu konsiderohet si “i huaji” në këtë qytet. Ja, si e konsideron kandidati i sigurtë për të qenë deputet, z. Gurakuqi, politikani i ardhshëm, në nje shkrim të tijin “Për një shtet demokratik, shekullar e të europianizuar” partneritetin që shteti shqiptar ka me Turqinë si fuqi globale dhe si aleati strategjik i ketij vendi ;”disponibiliteti perulës e puthadorës në një spektër të rëndësishëm të politikës shqiptare ndaj segmenteve të dallueshëm të qeverisjes aktuale në Republikën e Turqisë”. Po ashtu, me mentalitet sektar, ai flet per atë pjesë të popullit tonë (nënkupto katolikët) që : “ segmenteve të popullit tonë që syrin, zemren dhe trurin e kanë pasur historikisht të hapur për kah liria adriatikase dhe joniane dhe çdokujt që mendjen dhe gojën e mbanë të lidhur me qasjen hamidiane dhe xhonturke të Davutoglusë”. Pra ndarje e hapur mes “lirisë adriatikase dhe joniane” dhe pjesës tjetër që për Gurakuqin përfaqëson “të huajt”. Këto janë idetë e vërteta që fshihen pas slloganeve elektorale të këtij profesori templar, që ndarjen dhe konfliktin fetar e shikon si bazë për fitoren e tij politike, por që më vonë do i kthehet qytetit të Shkodrës në qindra forma të sofistikuara dhe ndjellakeqe.
Një tjetër “prurje e re” në këtë listë, është edhe i vjetri Lorenc Luka, ish kryetar i Bashkisë së Shkodrës ndaj të cilit Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit e pati kallëzuar penalisht për shpërdorim të detyrës në bashkëpunim lidhur me disa leje ndërtimi. Luka njihet në Shkodër gjatë administrimit të tij nga ana e bashkisë së këtij qyteti, për investimet e selektuara në disa zona të caktuara të qytetit, kryesisht me banorë katolikë dhe lënien e një pjese të mirë të zonave historike me tashëgimi myslimane në harresë. Mendësia e vjetër e sektarizmit kur merr fuqi politike dhe administrative, i kthehet qytetit në formën e një dëmi social që shpesh nuk riparohet më. Në të njëjtën logjikë është edhe zëvendësuesi i Helidon Bushatit, Gjok Uldedaj i cili u ndërrua me të parin, pas dorëhejes që ky i fundit paraqiti nga lista e kandidatëve për deputet.
Ndërsa barsoleta më e hidhur për Shkodrën, nuk ka se si të mos ishte kandidatura e Nard Ndokës. Fyerje më të madhe që mund t’i bëhej këtij qyeti, nuk mund të kishte. Ky prototip, që është bërë simboli i sharlatanizmit, një person që edhe asgjëja turpërohet para tij, ka mbushur mediat dhe rrjetet sociale me “perlat” e tija. Duke qenë se nuk ka as edhe një lidhje me të qënurit i sofistikuar apo i ndërlikuar në shprehje, mllefin e tij anti-mysliman e shpreh në format më idiote të mundshme që anojnë diku mes komikes dhe zisë. Mjafton të vështrosh statuset e tij në facebook apo në pronocimet të tjera publike per investimet turke, të tipit : “Turqit ‘pushtojnë’ krahinën e Mirditës me ndihmën e qeverisë shqiptare!” –“Së pari, duke ndërtuar hidrocentral në zemër te Mirditës dhe tani së fundi duke i vendosur ‘haraç’ 145 lira turke çdo mirëditori që kalon në trojet e veta të pa pushtuara asnjehere nder shekuj, as nga pushtuesit e tjere”. Apo edhe : “Atë që osmanllijtë nuk mundën ta bënin me lufte, dhunë e joshje, sot turqit ‘modern’ me ndihmën e qeverive shqiptare kanë arritur ta ‘pushtojnë’ ekonomikisht.” dhe e kupton se për çfarë bëhet fjalë. Ndërsa për takimet e Kryeministrit të Shqipërisë në Turqi, Ndoka me elegancë shprehet :”..drekon ne Stamboll dhe i puth tajaren Erdoganit!” dhe së fundmi ja dhe koncepti që ka Nard Ndoka për investimet publike ne Shqipëri : “Rama në Stamboll, i kerkon Erdoganit lira turke per ndertimin e aeroportit! Njesoj si me lyp kos te “magjypi”! Pra, kur mllefi gjenetik përzihet me injorancë absolute dhe për më tepër kur vishet me pushtet politik, kthehet në cocktail–in më helmues për banorët e Shkodrës, fisnikëria dhe qyetaria e të cilëve ka bërë historinë e këtij vendi.
A është e drejtë që shkodrani, të cilin nga prapa e ndjek historia e tij e lavdishme të ulet deri në atë shkallë sa të pranojë të udhëhiqet nga njerëz me mentalitet klanor, ndarës dhe dashakeqës. Nuk ka munguar edhe kryetari i PD-së për degën Shkodër z. Ramiz Çoba të jëtë shënjestër e këtij mentaliteti sektar duke e nxjerrë atë të fundit në listë dhe duke provokuar shpesh përplasje dhe konflikte klanore në këtë degë.
Shkodra nuk duhet lënë në dorën e një klani. Sa herë që qëndra e PD-së nuk ka kuptuar se Shkodra si qytetet ka prosperuar dhe është zhvilluar atëhere kur gjithpërfshirja dhe toleranca ka prevaluar, atëhere kanë qenë vetë shkodranët që i kanë dhënë poltikanëve leksione qytetarie dhe kombëtarie.