Trafikanti dhe përdhunuesi i Ramës, drejton fushatën në Kavajë/ Video
Pavarësisht se u shkarkua nga posti i kreut të Bashkisë së Kavajas, për shkak të kryerjes së veprave penale në të shkuarën, Elvis Roshi, mesa duket është njeriu që udhëheq fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit në Kavajë, ditë ku do të votohet për zgjedhjet elektorale, por dhe për kreun e ri të bashkisë.
Roshi është parë gjatë një mitingu elektoral të kandidatit të majtë për Bashkinë e Kavajës, ku ju bën thirrje qytetarëve që të votojnë kandidatin e majtë.
Denoncimi ëhstë bërë publik në Facebook, nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Trafikanti dhe perdhunuesi udheheq fushaten ne Kavaje!
Shikoni videon e qytetarit dixhital! sb
“Pershendetje doktor! Kjo eshte nje video nga nje aktivitet te PS ne Kavaje. Eshte ish-kryetari Roshi qe u premton njerezve sikur te ishte vete kandidat, u jep urdhera e porosi drejtoreve te bashkise. Anonim ju lutem’, shkruan ish-kreu i qeverisë Sali Berisha në Facebook.