Ja 42 sponsorët “VIP” që kanë dhënë miliona lekë për LSI/ Zbardhen emrat dhe shumat
DuaLajm.com” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht raportin financiar të Lëvizjes Socialiste për Integrim për burimet e parave gjatë vitit 2016.
Referuar të dhënave zyrtare, “DuaLajm.com” raporton se LSI numëron plot 42 donatorë me dhurime mbi 1 milionë lekë të vjetra dhe shuma totale e grumbulluar është rreth 258 milionë lekë të vjetra.
Lista sipas tabelës që publikon “DuaLajm.com” na dëshmon se si vetë Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi kanë paguar kuota për partinë nga rroga e tyre, teksa bie në sy fakti se edhe vëllai i Monikës, Drini Kryemadhi kryen donacione për partinë.
Në listën e 42 donatorëve bien në sy jo vetëm funksionarë të LSI-së por edhe biznesmenë të fuqishëm në vend.