Arian Galdini/ Mesazhi im si thirrje për të votuar qëndrën e djathtë në zgjedhjet e 25 Qershorit.
Pedagogu Arian Galdini ne nje tjeter videomesazh qe ka postuar ne profilin e tij ne facebook, ben thirrje qe te gjithe demokratet dhe aktivistet e partive aleate te Koalicionit Opozitar, sido qe te ndihen apo gjykojne mbi zhvillimet e fundit pas Paktit Basha – Rama, duhet te bashkohen ne kete perballje elektorale per te votuar siglen e Partise Demokratike.
“Te lenduar apo jo, te fyer apo jo, te dakordesuar apo jo, e verteta eshte se e vetmja sigel qe e perfaqeson qendren e djathte ne zgjedhjet e 25 qershorit, eshte sigla e PD”, thote themeluesi dhe ish- Kryetari i LDE, Arian Galdini.
Me tej Galdini shton se: “Nuk ka liste private per perfaqesim publik… Ka liste te mire ose te keqe, statutuore ose jo statutuore…
E megjithate, te gjitha keto debate jane per pas dt 25 qershor.
Ndaj cdo lufte brenda llojit per te demtuar betejen tone elektorale si qender e djathte, nen pretekstin e listes private, eshte e papranueshme dhe e pandershme.
Te bashkuar duhet te bejme betejen tone per fitoren e qendres se djathte.
Te bashkuar i kemi te gjitha mundesite per fitore.”
Ja edhe videomesazhi i plote i Arian Galdinit: