Kandidatja e PS Ersekë, edhe drejtoreshë shkolle/ Nxjerr nxënësit në fushatë. Foto

Aktualitet Te tjera

Zamira Metko, në kundërshtim të hapur me ligjin për zgjedhjet është duke mbajtur dhe postin e drejtoreshës së gjimnazit të Ersekës, Petro Nini Luarasi’.

Ligji për zgjedhjet në Shqipëri, parashikon që në momentin që regjistrohesh si kandidaturë për mandatin e deputetit, kandidati zhvishet nga të gjitha postet e tjera publike.

Kandidatja Metko jo vetëm që nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti që mban sipas ligjit, por ajo akuzohet nga nxënësit e shkollës se po përdor maturantët në fushatë sëbashku me kandidaten tjetër socialiste Erisa Spiropali.

Ja çfarë shkruan ish Kryeministri Berisha në profilin e tij:

‘Ne Narko -Republiken e Norieges!

Ndrikulla Zamira Metko, kandidate e Partise Kanabiste per Erseken, mban ne kundershtim me ligjin edhe detyren e drejtoreshes se Gjimnazit “Petro Nini” dhe korrupton nxenesit me eskrusion per vote si dhe perdor si staf elektoral punonjesit e zyres arsimit. Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“30/05/2017, 15:50:29: Pershendetje.Jam nje qytetar nga Erseka kam nje shqetesim lidhur me kandidaten e majte Zamira Metko e cila eshte dhe kandidate dhe drejotresh e gjimnazit te qytetit “Petro Nini Luarasi”Vec kesaj ka dhe persona te tjere te zyres arsimore kolonje (Ermal Zylfo)qe dalin ne fushate me drejtoreshen e gjimnazit dhe Spiropalin fotot qe do te nis flasin vet.flm

30/05/2017, 15:51:59: Dy fotot e fundit jane me maturanten eskursion ne per me Sarande.

Djali ne foto u ben presion maturantve ne lidhje me provimet e matures(Ermal Zylfo)”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

Fotografia e Fatmir Ali Guda