AktualitetTe tjera

Skandal/ Ligji i Policisë së Shtetit: Kush largohet me dëshirë ose shkurtohet nuk ka më të drejtë të rikthehet në polici.

Kush është larguar me dëshirën e tij këto dy vitet e fundit në Polici, apo për shkak të shurtimeve të funksionit nuk mund të rikthehet më. Ligji që përcakton këtë kufizim, ka hyrë në fuqi.

Asnjë efektiv policie i liruar nga detyra për shkak të shkurtimit të funksionit ose me dëshirën e tij kur ka kaluar një periudhë kohore prej dy vitesh nuk mund të rikthehet më në radhët e uniformave blu.
Ligji 108 i vitit 2014 ka hyrë në fuqi dhe kjo pikë parashikohet edhe në ndryshimet e fundit që ju bënë sërish ligjit gjatë muajit mars të këtij viti. Por për ish-drejtuesit e policisë, ky nen është anti-kushtetues dhe duhet ndërmarrë një nismë ligjore për ankimimin e tij.

“Mendoj që edhe politikisht duhet të ndërhyhet. Kjo pikë e nenit e ligjit të Policisë së Shtetit të shfuqizohet sepse nuk është normale që t’ia ndërpresësh karrierën një personi me ligj. Minimalisht janë 700 persona që janë liruar me këtë lloj motivacioni”, shprehet Arben Hajdarmataj, ish-drejtues policie.

Edhe sindikata e policisë, e kontaktuar nga Top Channel, thotë se po përgatit dokumentacionin për të ankimuar një padi në gjykatën Kushtetuese, pasi ky nen bie ndesh me parimet europiane të të drejtave të njeriut.
Sipas sindikatës, problem mbetet edhe zbatimi i vendimeve të gjykatave për rikthimet në detyrë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania