Rama nuk firmos emërimin e Drejtorit të Burgjeve që arrestoi Babain e Saimir Tahirit

Aktualitet

Syri.net ka mësuar nga burime konfidenciale se Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të firmosë emërimin e drejtorit të ri të Burgjeve Arjan Hoxhën të propozuar nga Partia Demokratike në bazë të paktit PS-PD.

I njëjti burim bën me dije se Rama nuk ka pranuar Arjan Hoxhën për shkak se ky i fundit para 3 vitesh arrestoi babai e Saimir Tahirit për kontrabandë ilaçesh.

Në lidhje me mospranimin e emërimit të tij, Rama i ka thënë zv/Kryeministres së propozuar nga PD Ledina Mandia se do të bisedojë personalisht me Lulzim Bashën për të zgjidhur këtë çështje.

Kështu, pritet që të ketë një bisedë Rama-Basha për Arjan Hoxhën, i cili është propozuar nga PD si drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Kujtojmë se Arjan Hoxha ka qenë kreu i sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, para se të largohej nga detyra pas ardhjes së Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm.  /SYRI.net/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?