Pas helmimit të pjesmarresve në mitingun e hapjes se fushatës së PD, prokuroria ka sekuestruar sot, prozhektorët e fuqishëm që u përdorën nga Partia Demokratike në Tiranë, për të ekzaminuar nëse ata kanë lëshuar rrezatim të dëmshëm, i cili mund të ketë shkaktuar irritimin e syve dhe lëkurës së pjesëmarrësve në miting, përfshirë edhe kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën.
Ishin 4 ndriçues që u vendosën në 4 platforma, të shtunën e mitingut.
Këta prozhektorë do të dërgohen për t’u analizuar në laborator në kuadrin e hetimeve që kanë nisur nga institucionet përkatëse.
Numri i personave të prekur, pas mitingut të PD-së të shtunën, ka arritur në 140.