AktualitetShkrime

Nga Dritan Shano/ Timonieri flet

Çdo kush që dëshiron të shikojë më shumë punë sesa 300.000 vendet e punës që hapëm dhe 220.000 te tjerat që do hapim; më shumë shtet – pra më shumë policë, tatimorë dhe doganierë dhe inspektorë; më shumë mirëqenie për mua dhe Vilmën, duhet të na ndihmojë që timonin e reformave dhe të qeverisjes ta mbajmë pa mbajtur forca të tjera në prehër.

Kjo është një luftë për të marrë një fuqi më të madhe, edhe me te madhe sesa na duhet dhe sa na jep Kushtetuta, që mbi themelet të fillojmë të ndërtojmë shtëpinë e përbashkët të shqiptarëve; shtetin modern evropian, Shqipërinë që nuk ka shqiptarë, se deri atëhere do kene ikur te gjithë në Amerikë, Angli, Kanada Gjermani dhe Kinë.

Siç luftuam së bashku për Vettingun qe ai mos prekte Prengën, Roshin dhe çunat e tjerë që tani, në këto momente, s’ja kujtoj të gjithë emrat që kanë, do të luftojmë së bashku dhe do të fitojmë, siç ju thashë, për ekonominë dhe mirëqenien time dhe te Vilmës.

Asgjë nuk është e pamundur.”

 Fotografia e Dritan Shano
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania