Këshilltari i Trump në fushatën e PD në Fier/ Foto+Video

Aktualitet Politike

Me ftesë të republikanit Fatmir Mediu, ish-kongresmeni amerikan u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të votojnë për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit dhe që vendi të ketë Kryeministër Lulzim Bashën.

Ai përmendi edhe samitin e NATO që u mbajt pak ditë më parë në Bruksel, ku ndodhej edhe Kryeministri Edi Rama si përfaqësues i Shqipërisë vend anëtar në NATO.

“Kryeministri i Shqipërisë ishte aty për të përfaqësuar Shqipërinë si vend i NATO. Ai nuk e mbështeti NATO-n por kanë qenë dy njerëz që kanë qenë të angazhuar për këtë vend; ish-ministri i Jashtëm Lulzim Basha dhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Dhe ne e dimë se në çfarë drejtim do ta drejtojnë Shqipërinë këta njerëz (Basha-Mediu). Dhe jeni ju që do merrni këtë drejtim. Ju do të vendosni që Shqipëria të shkojë përpara apo mbrapa.

E gjithë bota po e shikon Shqipërinë në çfarë drejtimi do të ecë. Është në limitet e saj. Ne e dimë sa i madh është ky vend. I dimë sa të mirë janë njerëzit e saj. Dhe ne duam që liderët e botës të mendojnë cili person do të përfaqësojë Shqipërinë, dhe ai është Lulzim Basha”, tha këshilltari i Presidentit Trump.

Bob McEwen ka lidhje të hershme me vendin tonë. Ai ka vizituar Shqipërinë në vitin 1991, kur shoqëronte Sekretarin e Shtetit të kohës, James Baker në vizitën e tij zyrtare, si dhe ka ndihmuar në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

 

 

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments