Princi Leka II, po zhvillon një vizitë 2 ditore në Kosovë. Foto

Aktualitet Rajoni

Princi Leka II është duke zhvilluar një vizitë 2 ditore në Kosovë. Gjate qëndrimit në Prishtinë është takuar me kandidatin për kryeminister z Ramush Haradinaj, ku ka deklaruar se në Kosovë gjithmonë ndihet mirë dhe se familja Mbretërore ka qenë përherë afër Kosovës.

Gjithmonë do të jemi afër Kosovës”, ka thënë Princ Leka ll në takimin me kandidatin për kryeministër nga AAK, PDK dhe Nisma, z Ramush Haradinaj.

Princi Leka II ka thënë po ashtu se i vjen mirë që z Ramush Haradinaj ka kaluar problemet që ka pasur në Francë lidhur me ndalimin e tij në bazë të një fletëarresti të Serbisë dhe se po ashtu i vjen mirë që ai i është kthyer popullit të Kosovës.

Në fjalën e tij z Haradinaj ka thënë se është kënaqësi kur takohet me Princ Leka ll dhe kur shqiptarët takohen mes vete. Z Haradinaj falenderoj Princ Leka ll për viziten e tij në Kosovë, dhe perkrahjen e vazhduar të Oborrit Mbreteror Shqiptar për Kosoven.

Fotografia e Beniamin Bakalli

Fotografia e Beniamin Bakalli

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?