Agron Shehaj i IDS-së i pari në listën e Bashës për Vlorën

Aktualitet Politike Te tjera

Kryetari i PD ka befasur me një pjesë të kandidatëve në lista dhe sidomos me ata që i ka vënë në krye të qarqeve. Një prej tyre është edhe Agron Shehaj, një sipermarres i suksesshem, por pak i njohur.

Ja kush është:

Agron Shehaj u lind në qytetin e Vlorës dhe rrjedh prej një familjeje të njohur patriotike të zonës. Ai është larguar nga Vlora bashkë me familjen në moshën 13 vjeçare, në vitin 1991. Në Bolzano ka kryer studimet e mesme, dhe në Firence ato të larta për Ekonomi. Një periudhë 12 mujore, ai që quhet viti sabatik, pas përfundimit të gjimnazit, e ka kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 2005, Shehaj vendos të kthehet në Shqipëri, në një vendim që ai e konsideron si ‘thirrja e vendit tim’. Futja e idesë dhe biznesit së telemarketingut në Shqipëri i përket pikërisht Agron Shehajt. Ai është President i IDS, kompanisë më të madhe të telemarketingut në Shqipëri, me filiale në qytetet kryesore të vendit: Tiranë, Vlorë, Fier, Durrës, Lushnjë dhe Elbasan. Bizneset e tij kanë me mijëra të punësuar.

Shehaj, vitet e fundit është investuar në botën digjitale, ku ka tashmë 5 kompani, të cilat operojnë në disa qytete të Italisë dhe në Londër.

Shehaj nuk është i apasionuar vetëm pas biznesit apo moneymaking. Ai është një sipërmarrës i suksesshëm të cilit i pëlqen t’i japë komunitetit. Ai është bashkëthemelues i një shoqate shqiptare në Bolzano të Italisë. Në Tiranë është sponsor i ‘Spartakut’, një skuadre fëmijësh të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë për klasa futbolli.

Shehaj është gjithashtu donator i përhershëm i shoqatës Down Syndrome Albania, nismë së cilës iu fut pasi e bija e një mikut të afërt u lind me sindromën down.

I investuar edhe në fushën e Kulturës, Agron Shehaj është bashkëthemelues, me Uran Butkën, i Institut të Studimeve Historike ‘Lumo Skëndo’. Qëllimi i themeluesve është ta kthejnë shoqatën në qendër kërkimore dhe botuese. Së shpejti, botohet kolana e plotë e veprave të Mit’hat Frashërit dhe po punohet për kthimin në atdhe të eshtrave të patriotit të njohur nacionalist, i cili prehet në New York.

Për aktivitetin ekonomik dhe kreativitetin sipërmarrës të Agron Shehajt kanë shkruar disa prestigjioze të huaja, ndër to italianet ‘Corriere della sera’, ‘L’Espresso’, Rai Uno, ‘la Repubblica’, dhe gjermania ‘Der Speigel’.

Shehaj është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Politiko.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?