AktualitetPolitike

A është lista e Bashës një përpjekje për të ndarë ‘pushtetin legjislativ’ nga ai partiak?

Pikëpyetje të shumta janë ngritur nga komentuesit e listave, brenda dhe jashtë Partisë Demokratike, për vendimin e Bashës për të lënë pa mundësi kandidimi disa figura aktive të organizmit të brendshëm, të cilët shiheshin edhe si ‘njerëz të Bashës’. Dy sekretarë të rëndësishëm, Fatbardh Kadilli i Burimeve Njerëzore dhe Enno Bozdo i Organizimit, kanë mbetur jashtë, dhe po ashtu kryetari i Forumit Rinor, Belind Këlliçi. Ivi Kaso, Nevila Xhindi, Besart Kadia dhe Valbona Mezini, nuk u përzgjodhën gjithashtu duke ‘përjashtuar’ thuajse të gjithë Sekretariatin, hiq Grida Dumën, Ervin Salianjin dhe Gert Bogdanin.  6 nga 9 sekretarë nuk u përfshinë në lista.

Burime të politiko.al në Partinë Demokratike i gjejnë një shpjegim këtij vendimi të Bashës. E gjithë skema ka të bëjë, sipas tyre me idenë e ‘ndarjes së pushteteve’. Kështu, pushteti partiak dhe ai parlamentar nuk duhe të mbivendosen, dhe e njëjta gjë vlen edhe për pushtetin ekzekutiv nëse PD fiton dhe vjen në qeveri, apo bën një qeveri koaliconi pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Hierarkia partiake shihet e ndarë nga ajo parlamentare, dhe të dyja këto nuk ‘pleksen’ me hierarkinë qeveritare, në rast se PD formon apo bëhet pjesë e pushtetit ekzekutiv.  “Që në krye të herës, kur Lulzim Basha kandidoi për kryetar partie, u angazhua fort për ndarjen  e funksioneve”, sqarojnë burimet e politiko.al.

Me listat, vazhdon logjika, Basha ka përzgjedhur ekipin legjislativ, duke shpalosur edhe vizionin e tij për të ndarë pushtetin, legjislativ nga ai partiak.

Kjo është një nga modulet e asaj që Basha quan ‘Republika e re’, sqarojnë burimet, njohës të vjetër të zhillimeve të brendshme në PD, dhe të afërt me skemën e aplikuar nga kryetari Basha.

Fotografia e Eno Bozdo

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?