Njihuni me tre kandidatët për Bashkinë e Kavajës/ Emrat

Aktualitet Politike Te tjera

Më 25 Qershor bashkë me zgjedhjet e përgjithshme mbahen edhe zgjedhjet e pjesshme lokale në Kavajë. Siç tashmë dihet tre partitë kryesore në vend dalin me kandidatët e tyre. Kështu përballë në Kavajë do të jenë Isa Sajka nga PD, Dorian Murati nga PS dhe Maksim Kona për LSI-në.

LSI e zyrtarizmi dje kandidatin e saj duke duke dërguar emrin e Konës në KQZ. Ndërsa dy kandidat e PS dhe PD ende nuk janë regjistruar zyrtarisht por burimet nga këto parti flasin për emrat e Muratit dhe Sajkës.

Isa Sakja është kryetar i PD-së për degën e Kavajës. Ndërsa kandidati i socialistëve Dorian Murati është drejtor i OSHEE-së në këtë qytet dhe më herët ka qenë edhe drejtor i ALUIZNI-t për Kavajën.

Maksim Kona që garon nën siglën e LSI-së është  Doktor i shkencave inxhinerike, i diplomuar në Torino.

I pari nga kandidatët që ka folur për mediat është Kona. Ai tha se “synimi im është të kontribuoj për qytetin ku u linda dhe u rrita, përtej logove politike. Dua që të bëjmë dhe të zhvillojmë sa më shumë projekte për Kavajën. Në gjithë këto vite jeta ime dhe karriera profesionale është ndarë mes Italisë dhe Kavajës, ku në çdo moment kur kam mundur kam kontribuuar për qytetin tim”, – tha Kona.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?