Një grua 39 vjeçe ka ndërruar jetë në një spital privat në Tiranë. Policia fsheh emrin e spitalit.
Një grua 39 vjeçe mësohet se ka ndërruar jetë në një spital privat në Tiranë dhe drejtori, e mjekët e kanë fshehur ngjarjen e rëndë, duke mos e njoftuar policinë, por kanë lejuar familjarët që të marrin kufomën.
Ngjarja që ka ndodhur prej 2 ditësh, duket se është mbajtur e fshehtë edhe nga vetë policia, e cila pasi ka marrë nën hetim 3 persona, ka vendosur që të fshehë emrin e spitalit privat.
Janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës, për shtetasit B. N, Z. D., e V. T., respektivisht 44 vjecc, 50 vjecc dhe 61 vjecc, banues në Tiranë, drejtor i një institucioni Gjinekologjik privat dhe mjek anestezist, pasi dyshohet se ka gjetur vdekjen Engjëllushe S., 39 vjeç, banuese në Tiranë.
Por skandali është më i rëndë, pasi këta persona nuk kanë njoftuar në kohë organet kompetente dhe kanë lejuar që të merrej kufoma nga të afërmit, pa iu nënshtruar ekzaminimeve në morgun e I. M. L.
Nuk dihen ende arsyet e kësaj ngjarje të rëndë.