Aleati i Lulzim Bashës i zhgënjyer. Koha të merrem me 2 djemtë e mij.

Aktualitet Shkrime

Ndersa PD eshte ne diskutime intensive me strukturat dhe aleatet e saj per perpilimin e listes se kandidateve per deputete si edhe per nisjen e fushates elektorale, njeri prej miqve dhe aleateve te Lulzim Bashes, pikerisht Arian Galdini duket se ka shpallur terheqjen e tij totale nga kjo fushate.

Zhvillimet e fundit qe pas Paktit Basha – Rama, sic duket e kane zhgenjyer thelle Arian Galdinin. Ne nje status ne facebook ai deklaron se ka ardhur koha qe ai te terhiqet per nje kohe te pacaktuar nga aktivizmi politik. Eshte koha ti kushtohem familjes sime dhe 2 djemve te mij, shkruan Galdini ne facebook. Ja statusi i plote ne facebook i Arian Galdinit: Mesazh i rendesishem per te gjithe miqte, simpatizantet dhe anetaret e LDE, Te dashur miq, Kam qene Kryetari juaj per gati 1 vit e gjysem dhe ky ka qene nje privilegj i jashtezakonshem per mua. Prej muajit prill kemi nje Kryetar te ri, Ermal Minon dhe ai po e kryen shkelqyeshem detyren e Liderit tone.

Une vete personalisht, kam deklaruar e sterdeklaruar disa here publikisht se une vete nuk do te pranoj e madje do te refuzoj cdo oferte ndaj meje personalisht per te kandiduar ne listen e PD. I qendroj ketij vendimi qe kam mare sepse une besoj se parimet e mia nuk ma lejojne kete gje. Nese une jam nismetari dhe themeluesi i LDE, e vetmja sigel me te cilen une do te doja te kandidoja do te ishte sigla e LDE. Duke qene se LDE-se iu mohua e drejta e kandidimit me siglen e saj prej Paktit Basha – Rama, une e shoh veten time krejt jashte cdo mundesie per ta ndihmuar Partine tone qe te jete ne cfaredo menyre e pranishme dhe e ndjeshme ne keto zgjedhje.

Jemi parti jogaruese. Jo per zgjedhjen tone. Na eshte mohuar e drejta per te garuar. Ama, une nuk mund te behem pengese per te drejten e drejtuesve te LDE te cilet mund te deshirojne te kandidojne me listen dhe siglen e PD. Sipas meje, ne ose mbetemi si LDE dhe mbijetojme si LDE, ose nese ndokush prej nesh do te vendose te kandidoje me Listen dhe siglen e PD, atehere me mire ta shkrijme fare LDE dhe te behemi bashke me PD, nje strukture, nje parti. Une ende e kam pasion LDE dhe do te doja te vazhdonim ta mbronim LDE si vijimesi. Nese Kryesia e LDE vendos qe ndonjeri prej drejtuesve tane te kandidoje me listen e PD, atehere une qe nga ai moment do te terhiqem nga angzhimi im ne Kryesine e LDE dhe nga cdo angazhim tjeter politik, per nje periudhe te pacaktuar.

Kam qene anetar i PD per 20 vjet. Por LDE eshte pasioni im. Nese duhet qe LDE te beje zgjedhje te kesaj natyre pra per te kandiduar njerin nga drejtuesit e saj me siglen e PD, atehere mua me pershtjellohet kuptimi i ekzistences se LDE. Ose qendrojme si LDE, ose me mire te shkrihemi me PD. Une keshtu e mendoj. Respektoj e vleresoj cdo vendim Kryesie, por me vjen keq nese me duhet te terhiqem. Ndoshta ka ardhur koha qe une tu kushtohem per ca kohe 2 djemve te mij dhe familjes sime….

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments