Zbulohet sms e Ramës/ Mos ndihmoni PD dhe LSI

Aktualitet Te tjera

Rama kërkon mobilizim më të madh prej tyre, që të luftojnë sa më shumë për fitoren e PS-së. Në mënyrë të veçantë porosit të vetët që të “peshkojnë” kandidatët e partive të vogla. Sipas tij përfaqësuesit e PS-së duhet t’i bindin këta kandidatë se nuk kanë asnjë shans të fitojnë mandat dhe se me këtë hanë vota kot nga e majta. Më poshtë teksti i mesazhit të Ramës.

“Kapni dhe cmobilizoni sa te jete e mundur kandidatet e partive te vogla! Skane asnje shans te fitojne mandat dhe vetem hane vota kot nga e majta. Perfshihini sa te mundeni ne fushaten tone. Kudo ku flisni me kedo qe flisni, edhe brenda organizatave, jepuni mesazhin qe jane vota per te demtuar objektivin e PS, duke ndihmuar padashje PD apo LSI ne kurriz te PS! Forca! Intensitet maksimal. Dite nate! Mobilizoni miq, kusherinj, nipa, mbesa, fis e fare, me telefon, kudo ku i keni, qe te luftojne per PS! Fitore!:, shkruan Rama në mesazhin e shpërndarë tek të gjithë kandidatët.

Ky mesazh i Ramës lë të kuptohet shqetësimin e tij për objektivin që ka shpallur: të fitojë 71 mandate deputetsh, në mënyrë që të qeverisë i vetëm pa LSI-në apo ndoshta edhe PD-në. Pas marrëveshjes që ai arriti me kreun e opozitës, Lulzim Basha, të gjitha partitë garojnë të vetme në zgjedhjet e 25 qershorit, jashtë çdo koalicioni paraelektoral.

Kjo rëndon pozitat e partive të vogla, por vështirëson gjithashtu edhe qëllimin Ramës për të qeverisur i vetëm. Dy ditë më parë, Rama bindi disa prej partive të vogla të spektrit të majtë që të dalin në zgjedhje nën siglën e PS-së, për të mos humbur kështu asnjë votë potenciale. Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin gjërat deri në 25 qershor.

/LAPSI.AL/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *