Nga Dritan Shano: Edi apo PD është rrezik për vendin?

Analize
Edi Rama, Kryeministri aktual i vendit, shprehet publikisht nga Korça se PD është rrezik për vendin, ajo nuk ka vizion dhe nuk di të bëjë shtet. Që Edit nuk i pëlqen PD kjo dihet, po çdokush ka të drejtë të pyesë mbi ç’baza e thotë ai këtë gjë? Bazuar tek reformat, tek ekonomia, tek marrëdhëniet me jashtë? Sot dua të shoh vetëm këto të fundit, ndërsa me të tjerat do merrem në ditët e ardhshme.
Në parantezë dua t’i kujtoj qytetarëve shqiptare, sidomos atyre që votojnë për Edin pa e ditur as vetë pse, se në vitin 2007, kur PD qeveriste vendin, Presidenti George W. Bush vizitoi Shqipërinë. I vetmi President i SHBA-ve deri tani. Dy vjet më pas, në 2009, PD arriti ta anëtarësojë Shqipërinë në NATO, dhe një vit më vonë, në fund të vitit 2010, arriti të hiqte vizat me Bashkimin Europian dhe t’i jepte shqiptarëve një të drejtë që atyre i mungonte qysh nga viti 1947.
Mos harroni, këto ngjarje të rëndësishme Edi Rama i ka parë në televizor, dhe për më tepër ka bërë ç’është e mundur, çdo akrobaci e zullum politik, brenda dhe jashtë vendit, që këto të mira për shqiptaret të mos ndodhnin, duke na shkaktuar jo pak probleme të pashpjegueshme me aleatet tanë perëndimorë.
Në fakt, nuk ka, nuk ka patur dhe nuk do ketë qeveri më anti-perëndimore sesa qeveria e Edi Ramës. Sytë dhe dylbitë e tij shohin vetëm në orient. Vizita e tij e parë pa u ulur në karriken e Kryeministrit ishte në Turqi. Ai është Kryeministri që ndoshta ka shkuar më shumë në Kinë se në Bruksel. Përveç kësaj, ai është Kryeministri që tha se do kishte 0 probleme me fqinjët.
E kundërta është e vërtetë. Kur skuthët e pyetën Merkelin në Tiranë nëse Edi është Lider i Ballkanit ajo tha tre herë: nein, nein, nein! Politikat e tij flirtuese me Serbinë jo vetëm nuk kanë sjellë asnjë avantazh politik apo ekonomik për Shqipërinë apo Kosovën, por vetëm sa ndërtuan murin në Mitrovicë dhe herëpashere na plas në fytyrë kombëtarisht stërkalat e ironisë së shokut të vet Vuçiç. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë, personale, amatoreske në punët e brendshme të Maqedonise, nuk solli stabilitet në rajon përkundrazi i hodhi më shumë benzinë zjarrit në shtetin fqinj. Kujdes! Ai është Kryeministri i qeverisë, që qysh kur ka ardhur në pushtet ka votuar 3 herë hapur në OKB kundra aleatit tonë më të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës – ndoshta as qeveria e Enver Hoxhës nuk ka votuar kaq shumë kundra SHBA-ve në OKB.
Por nuk duhet as të harrojmë, për asnjë moment, se Edi Rama është personi i cili, disa herë rresht në tokë Amerikane, në transmetim të drejtpërdrejtë ndërkombëtar, ka përbuzur dhe poshtëruar Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, duke e quajtur zgjedhjen e tij President si fatkeqësi globale, dhe që Zoti duhet ta ndalonte këte gjë. Zoti nuk pati mendte e Edit. Natyrisht, Edi Rama këtë e bënte vetem për interesat e veta personale miqësore dhe jo ato kombëtare të popullit shqiptar. Kush është rreziku për vendin këtu?
Po cili është vizioni dhe shtetëria e Edi Ramës sipas të cilave ai i ka kryer këto marrëdheniet me jashtë në të mirën tonë?
Duke lënë mënjanë hapjen e ekzpozitave të artit të tij me lapustil, mendoj se ideja apo metoda maksimale e kryerjes së marrëdhënieve me jashtë, komunikimit politik, diplomatik dhe personal të Kryeministrit Edi Rama, këtij-sipas-tij shtetari të madh, është penetrimi i tij në një darkë në San Francisco, ku ish-Presidenti Obama mblidhte para për hesap të vet, për të marrë një kujtim të rrejshëm fotografik, si gruaja e shtetatsit amerikan Bilal Shehu nga New Jersey.
Ky i fundit, për këtë martesë, ku kjo tjetra, “gruaja” jonë, i solli një pajë prej 80.000 USD nga jashtë, mund të dënohej nga drejtesia amerikane me 5 vjet burg dhe 250.000 USD gjobë – morri avokat të mirë dhe u dënua për këtë “martesë” vetëm një vit me kusht në Shkurt 2017. “Gruaja” e këtij të dënuari për shkak të saj, është ende Kryeministër këtu.
Ky është vizioni dhe burështetëria e Edi Rames, që pa u skuqur dhe pa u zverdhur thotë se PD nuk ka vizion dhe nuk di të bëjë shtet, dhe se është rrezik për vendin. Po a ka rrezik më te madh për shqiptarët, kudo ku janë, se ty o bur?Imazh i ngjashëm
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?