Aktualitet

Hetime Aviacionit Civil/ Reth 38 persona paguhen si punonjës të aeroportit të Kukësit pa qenë në punë

Prokuroria nis hetimet ndaj drejtuesve të Autoritetit të Aviacionit Civil, kanë emëruar dhe paguajnë nga 2016 e këtej 38 punonjës pa qenë në punë.

Të paguarit që dyshohet se i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik janë emëruar si punonjës të aeroportit të Kukësit, aeroport i cili nuk funksionon dhe ndërkohë ata paguhen çdo muaj.

Autoriteti i Aviacionit Civil është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për shkak se paguanin persona si punonjës të aeroportit të Kukësit pa qenë fare në punë.

Bëhet fjalë për 38 persona që marrin rrogë pa qenë fare në punë.

Nga hetimet paraprake rezulton se titullarët e Autoritetit të Aviacionit Civil si dhe drejtoria e aeroporteve ka punësuar 38 persona me detyra të ndryshme në aeroportin e Kukësit nga vitit 2016 e këtej, raporton ABC News.

Por pavarësisht emërimit dhe vendimit si të punësuar në aeroportin e Kukësit, këta punonjës nuk kanë shkuar një ditë në vendin e punës për shkak se aeroporti nuk funksionon. Kështu që nga vitit 2016 e këtej, të 38 punonjësit e paguhen çdo muaj me rroga të ndryshme sipas pozicioneve të punës pa qenë në punë.

Veç rrogës, prokuroria ka ngritur dyshime se këta punonjës në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Autoritetit të Aviacionit Civil kanë marrë në financën e institucionit edhe dieta udhëtimi çdo muaj dhe ushqimi në shuma të mëdha. Për këtë fakt, prokuroria mësohet se ka caktuar tre ekspert kontabël që të llogarisin dëmin e shkaktuar ndaj shtetit nga pagat e paguara për punonjës që nuk paraqiten një ditë në punë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?