Nga Beniamin Bakalli/ Sa shumë vuajtje më panë sytë!
Sa shume vuajtje më pane syte!
Isha vetem 8 vjec kur shkova per here te pare ne Spaç ,me trajset e ushqimeve ne krahe.
Shkoja takoja dajën tim Fatmir LLagamin,me nënën time të dashur,1974
Më vone shume here te tjera ,me nënën e babain tim,takonin vellain Bujarin qe per pak kohe ishte ne burg bashke me dajen ne Spaç ,por dajen shume shpejt e trasferuan ne Burrel,Qaf Bari,Ballsh..e keshtu me shkoi jeta ne Shqiperine komuniste
Vizitor ne te gjitha burgjet Politike Shqiptare
Më vone pashe Qaf Barin, Burrelin, Ballshin, Saranden, Perparimin,Gjirokastren, Kosoven Lushnje, Nga Ballshi daj Fatmiri lirohet mbas 23 vjeteve ne burgjet komuniste,,.e më së fundi, perpara se te largohem nga Shqiperia , zoti nuk më la pa pare burgun e kalase së Gjirokastres, qytetit të famshem që kishte lindur perbindesha per mua, enverin e Ismailin. Njeri në politiken Shqiptare e tjetri ne kulturen tone
Keshtu me shkoi femirija ime,Jo si femijet e tjere qe luanin e qeshnin,por duke u edukuar me nje fryme te madhe antikomuniste ,e duke pare me syte e mij vuajtjet e popullit tim
Nga Gjirokastra vellai im Bujari lirohet ne 1991,
Mbasi i peshperita ne vesh se kisha vendosur te aratisesha .Me lot në sy më peshperiti…
Nëqoftese iken edhe në vdeksha se kam problem. Kjo ishte Shqiperia komuniste per mua e per familjen time
E une isha femija i burgeve, në vendin tim.