Hekuran Isai/ Në ushtri kemi pederasta që kryejnë mardhënie në zyrë. Ja letra

Aktualitet

Kastriot Dervishi, ish-kreu i arkivave ka zbuluar për publikun një dokument të vitit 1986 ku një oficer përjashtohet se ka kryer marrëdhënie seksuale brenda gjinisë, me ushtarë të repartit të tij. Sipas Dervishit, asokohe fshiheshin emrat e personave që kryenin veprime të turpshme në radhët e ushtrisë.

Ja çfarë shkruan Dervishi në facebook:

Një ngjarje e vitit 1986 në ushtri dhe mënyra e dhënies së informacionit për publikun. Ushtria jonë popullore gjatë viteve të diktaturës kishte edhe probleme të llojit që shihen bashkëlidhur në dokumentin përkatës. Informacione të këtij lloji gjenden jo pak në arkivat e Shqipërisë. Për këto raste, sipas ligjit, përmendja e emrit të personit është e dhënë personale dhe si e tillë censurohet për publikun. E gjej si shembull këtë rast për të vënë në dukje se censurime të dokumenteve që përmbajnë emrat e sekretarëve të parë të Partisë së Punës, apo punëtorëve operativë të Sigurimit, që po vërehen së fundmi në zyra që nuk janë arkiva, kurrkund nuk janë veprime të ligjshme. Këto lloj informacionesh nuk janë të dhëna personale” – shkruan Dervishi, por për më tepër lexoni dokumentin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?