Dorëzohet Ivanon/ Zoran Zaev drejt karriges së Kryeministrit në Maqedoni
Duket se po shkojne drejt zgjidhjes problemet ne shtetin tone fqinj, Maqedoni.
Presidenti i Maqedonisë, Gjeorgje Ivanov është dorëzuar më në fund dhe ka vendosur t’i japë mandatin e formimit të qeverisë kreut të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev. Mediat në Shkup njoftojnë se Zaev ndodhet në Presidence ku nga çasti në çast do të marrë mandatin e formimit të qeverisë bashkë me partnerët shqiptarë. Kjo lëvizje e Ivanon vjen pas një presioni të fortë dhe të gjatë të ndërkombëtarëve dhe pasi shumica e re zgjodhi kryeparlamentarin Talat Xhaferri, i cili e kishte njoftuar Ivanovin se ngërçin do e zgjidhte Parlamenti, nëse ai nuk mandatonte Zaevin. Më parë, Ivanov kishte kërkuar garanci për ruajtjen e shtetit dhe respektimin e Kushtetutës, ndërsa ka kundërshtuar gjatë bashkë me Gruevskin platformën e shqiptarëve.