Zbulohet kush do ta shoqerojë Bashën në takimin me Zv.ndihmëssekretarin amerikan, Hoyt Brian Yee

Politike

Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë për një përpjekje të fundit për të arritur një marrëveshje politike mes maxhorancës dhe opozitës për zgjedhjet e qershorit.

Sipas axhendës, zyrtari i larte amerikan zhvilloi takim me Ramën për të diskutuar lidhur me plotësimin e kushteve të opozitës dhe futjen e saj në zgjedhje. Takimi mes tyre zgjati rreth 2 orë.

Ndërkaq mësohet se kryetari i opozitës nuk do të jetë i vetëm në takimin me Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee. Burime nga selia blu bëjnë të ditur se në këtë takim së bashku me liderin e opozitës do të jenë dhe krerët e partive aleate, Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Dashamir Shehi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?