Aktualitet

Patozi refuzon takimin me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee

Deputeti demokrat Astrit Patozi nuk do të jetë në takimin e përfolur mes Yee dhe Majlinda Bregut. Në publikim të takimeve të Zyrtarit të lartë të  Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee u bë e ditur se ai do të ketë një takim të veçantë edhe me disa prej ligjvënësve të PD-së, të njohur si kritike ndaj Kryetarit të kësaj partie.

Burime të 360grade.al konfirmuan se Patozi nuk do të jetë i pranishëm në këtë takim.

Mësohet se në takimin me Hyot Brian Yee veç ish-ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, mund të jenë të pranishëm edhe ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli. /360grade.al/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?