Mimoza Hajdarmataj/ Jam ndierë edhe më shumë krenare përTropojën tonë. Foto

Aktualitet

Në këto 85 ditë të qëndresës së Sheshit të Lirisë jam ndierë edhe më shumë krenare përTropojën tonë.

Por edhe sot, burrat dhe gratë, vajzat dhe djemtë tropojanë fisnikë që jetojnë në Tropojë, në Tiranë edhe në emigracion mbushën me entuziasëm e plot buzëqeshje Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Një falenderim e mirënjohje nga zemra shkon për secilin prej tyre, sepse besojnë tek një realitet i shumëpritur, për një Republikë të Re vlerash, standartesh dhe mbi të gjitha një republike me përfaqësues të njerëzve dhe jo interesave të tyre për pushtet pa afat.
Besimin e vërtetë te Liria, tek kauza për zgjedhje të lira e të ndershme, për një parlament të lirë dhe me dinjitet, na e mësojnë cdo ditë, na e mesuan dhe sot demokratët, shqiptarët, njerëzit e shtëpisë sonë të madhe, na e mëson dhe na e dëshmon Sheshi i Lirisë.

Fotografia e Mimoza Hajdarmataj