SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Nga Armand Maho/ Çingiet moderne të PR rilindas!

Nuk do e kisha marre mundimin te shkruaja , sikur ky lajm i kesaj gazetares mos me hasej ne cdo moment te dites! Ka nderrmare nje nisme me qe e quan “luledielli” mos gaboj, per ti ardhur ne ndihme femijeve me probleme gjaku, dhe nese do ishte e sinqerto kjo eshte dicka per tu pershendetur! Por arbana duket se me shume se per femijet eshte angazhuar nga pushteti per te bere PR per te trokitur dere dere dhe per te mbushur faqet e protaleve teksa del ne foto me rilindasit qe nuk harron ti thure lavde…. Me pak fjale dhe per te na mbushur mendjen se Rama dhe te gjithe ata qe ka mbrapa nuk jane ashtu sic flitet. Vajza nga Tropoja, qe eshte marre perhere me ceshtjet e tallavase shqiptare duket se i ka hyre nje tjeter propagande, per te na sjelle anen humane te te preferuarit te saj kryeminister sic e pohon dhe vete. Kjo ane del ne pah teksa tregonte se kur kish qene ne zyren e liderit suprem ky na e paskerka trajtuar si princeshe, dhe kjo ishte ndjere e vleresuar ne syte e tij … ky ishte nje problem vertet shume i madh qe i shqetesonte prinderit e atyre femijeve, dhe ne fakt shqeteson te gjithe prinderit ne kete vend!! Nje sekelldi kolektive se si do ndjehej Albana ne syte e kryeministrit te saj piktor! Seriozisht e keni kete lloj talljeje?
Te perdoresh hallet e atyre femijeve nepermjet Albanes se Topit apo albanave te tjera per te nxjerre ne pah ” vlerat” e Edi Rames, Lali Erit, apo Sajmir Tahirit kjo nuk eshte vetem neveritese! Kjo tregon se si i pushteti perdor kete kategori big brotheri ne favor te tij. Diku i jep nje portal qe ta krahasoje me Jezusin se ashtu si ai dhe ky hipen mbi gomar, dhe diku i ngre nje kauz, jo ne sherbim te femijeve apo shtresave te margjinalizuaara por ne sherbim te tij. Te gjithe me parate e taksave, qe ne rast se do shkonin per keto shtresa gjerat do ishin ndryshe. Cingie PR per oborrin e mbretit do i quante nje miku im. Ne fakt do isha me interesuar nese kjo vajza para se te kishte mendjen se ku kullosin syte e Edi Rames, ti kish kerkuar nje here hesap atij perse ata femije kane mberritur ne ate gjendje sa te lypin lemoshen e Albanes. Ose, ta pyeste sa nga ato 500 milione euro te koncensioneve kane kaluar ne favor te tyre. Ose pse duhej lene te vdiste Kristi Maze… perse femijeve diabetik u hoqi aparatet matese te diabiteti e shume e shume perse te tjera. Por Albana nuk e pyet, ajo thjesht e falenderon se e trajtoi ate si princeshe, sic falenderon skllavja padronin se per nje moment ktheu vemendjen nga ai. Thjesht mjerane.

Fotografia e Armand Maho

Fotografia e Armand Maho

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?