Aktualitet

Financial Times: Shqipëria një narko-shtet. Opozita kërkon qeveri teknike dhe ka të drejtë

Gazeta prestigjioze Financial Times ka publikuar sot një editorial për krizën politike duke e cilësuar Shqipërinë nën qeverisjen e Ramës ‘një narko-shtet’. ‘Shqipëria është prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë me zona të mëdha në periferi ku kultivohet kanabisi”. Editoriali i FT citon raportin e Departamentit të Shtetit sipas të cilit prodhimi i kanabisit është pesëfishuar. Në vend të 300 mijë vendeve të punës të premtuara në 2013, vazhdon shkrimi, kultivimi i kanabisit ofron mundësi të mëdha për ata pa mundësi të tjera ekonomike.

Të ardhurat nga trafiku i kabanisit përllogariten sa gjysma e PBB të Shqipërisë. Gazeta citon Ylli Manjanin, sipas të cilit përplasjet me kolegët në qeveri për çështjen e kanabisit çuan në shkarkimin e tij nga detyra e ministrit në qeverinë Rama.

Autori David Clark ka një këshillë për BE: udhëheqësit europianë duhet të përdorin influencën për të siguruar se zgjedhjet në Shqipëri bëhen një pikë kthese për mirë, jo një fazë tjetër të zbritjes së saj në destabilitet.

Sipas FT Shqipëria është në buzë të të bërit e paqeverisshme. Opozita kërkon një qeveri teknike dhe tërheqjen e KM Rama, dhe ka baza për kërkesat e saj, vazhdon gazeta.

Zgjedhje vetëm me një parti do të instalonin një qeveri me pushtet të madh, por pa legjitimitet, duke e ndarë vendin dhe duke kthyer politikën e rrugës. FT përmend edhe raportin e OSBE për zgjedhjet vendore të 2015 ku u vunë re shumë probleme, përfshirë një media të njëanshme, frikësim të votuesve dhe përdorim të burimeve publike nga partia në pushtet.

Përveç kësaj, shkruan FT, liderët europianë duhet të shqetësohen edhe për gjuhën e Ramës, i cili e ka përdorur kartën nacionaliste, pa u kujdesur për pasojat rajonale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?