Shkrime

Fatos Lubonja: Situata do ishte ndryshe nëse do kishte zemërim popullor

Sipas analistit, në protestë nuk u vu e re ndonjë zemëratë popullore, e nëse kjo do të ndodhte situata do të ishte ndryshe.

Këndvështrimi i përgjithshëm është se kur dëgjoj analizat para Bashës, ndaj analizën dhe shqetësimin që shprehin ata për gjithë ato gjëra që tashmë janë bërë sindroma e njohur e Shqipërisë. Do doja më shumë njerëz që të protestonin. Mendoj se përgjithësisht në sheshin që pamë, janë ende njerëzit që janë më shumë të lidhur me PD në një mënyrë apo një tjetër. Mendoj se ka një frustrim të madh nga ana e opozitës së do të bëjë gjëra të dhunshme e populli nuk shprehet dot. Kujtojmë se edhe në vende të tjera ka pasur protesta të dhunshme. Edhe në Greqi ka pasur protesta të tilla. Po në vendet e tjera policia e rendi nuk janë të qeverisë. Nëse do kishte vërtet një zemërim popullor atje, situata do ishte ndryshe”, deklaroi Fatos Lubonja në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Sa i përket kauzës së PD për republikën e re dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, Lubonja u shpreh: “Demokratët i dinë vetë qëllimet e tyre. Ata i kanë llogaritur manovrimet e duhura për ta rrëzuar këtë qeveri dhe për të marrë pushtetin. Për këtë mund të ketë kritika të ndryshme për Bashën. Por nëse Basha ka një model tjetër sesi mund të arrijë kërkesat e protestuesve, dhe te zgjedhjet e lira e të ndershme, është tjetër gjë.

Ai sot foli për republikën e re, por kjo padyshim ka punë të realizohet. Nëse Basha dhe ata që e mbështetin Bashën janë të vendosur për të sjellë ndryshim në vend, atëherë duhet rrugë e gjatë, dhe Basha mund të jetë njeriu më i mirë për ta ndërtuar këtë, dhe të mbajë këtë inspirim. Përndryshe mendoj se do të lindin forca të tjera. Forcat lindin nga populli”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania